Shkurt.ch

Çokollata zvicerane mbërrin në Gjithësi

Dërgesa e sponsoruar nga Sekretariati Shtetëror për Arsim, Hulumtime dhe Inovacion është përgatitur në Swiss Space Center të Universitetit Teknik të Lozanës EPFL

Me dërgesën më të re të artikujve ushqimorë për stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë është  dërguar edhe një paketë me  çokolata zvicerane, , shkruan agjencia zvicerane e lajmeve sda.

Por deri në mbërritjen e çokolatave kualitative në bordin e raketës SpaceX është dashur të kalohen pengesa të shumta, transmeton albinfo.ch

Dërgesa e sponsoruar nga Sekretariati Shtetëror për Arsim, Hulumtime dhe Inovacion është përgatitur në Swiss Space Center të Universitetit Teknik të Lozanës EPFL, bëhet e ditur sot nga universiteti në fjalë.

“Synimi ishte që t`i mbështesim astronautët në një mënyrë simbolike”, ka theskuar drejtori i SSC-së, Volker Gass.