Shkurt.ch
“Coop”-i Kumanovës nevrikos “Coop”-in zviceran
Në qytetin e Kumanovës, një shitore është duke shitur parfum dhe bizhuteri të lirë me logon e Coop Pronto. Me këtë rast, gjiganti tregtar zviceran dëshiron të mbrohet.
Çdokush që blen në Coop Pronto në qytetin e Maqedonisë Veriore të Kumanovës, mund të kërkojë kot për ushqimet e zakonshme. Edhe me karburant nuk mund të furnizoheni. Në vend të kësaj, ka parfume, kozmetikë dhe bizhuteri të lirë për të blerë.
Nuk është çudi: Dyqani nuk ka të bëjë fare me shitoret e shitjes me pakicë të shitësit zviceran. Megjithatë, ai e ka zbukuruar veten me një kopje të logos së Coop Pronto. Por, nëse shikohet nga afër, mund të vërehen mospërputhje. Megjithëse tipografia dhe ngjyrat janë të njëjta, origjinali është i shkruar me shkronja të vogla, ndërsa në këtë falsifikim, shkronjat fillestare janë shënuar me të mëdha. Këtë risi e ka zbuluar një një lexues i rregullt i “20 Minuten”.
Coop nuk ka njohuri për plagjiaturë të logos. Por, kompania tani do të ndërmarrë veprime. “Ne reagojmë kur dëgjojmë diçka të tillë”, thotë një zëdhënëse pas kërkesës ëë gazetës, transmeton Albinfo.ch. “Zakonisht, autorit të logos i drejtohemi me shkrim duke e udhëzuar për situatën ligjore. Sepse: Ku është shkruar Coop, aty edhe duhet të jetë “, ka deklaruar zëdhënësja.
Raste të tilla ndodhin vetëm në disa vite. Por, sipas Coop, deri më tani kompania asnjëherë nuk ka pasur nevojë të ndërmarrë veprime ligjore, njofton më tej Albinfo.ch. “Pronarët gjithmonë kanë rënë dakord ta ndryshojnë logon,” ka cekur zëdhënësja. Coop mbështetet në të drejtën e autorit, e cila është e zbatueshme në nivel ndërkombëtar. “Çdo rast do të gjykohet individualisht”.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?