Lifestyle
Cruise akuzohet për vdekjen e dy pilotëve gjatë filmimeve
Kinematografi Jimmy Lee Garland, kishte mbetur pa ndjenja në gjysmën e trupit të tij, ndërsa piloti i Hollywodit Alan Purwin dhe bashkëpunëtori i tij Carlos Berl vdiqën
Një përplasje e aeroplanit në Kolumbi më 2015 mori jetën e dy pilotëve gjatë filmimeve të filmit të ardhshëm të Tom Cruiset “American Made”. Sipas dokumenteve të siguruara nga “People”, aktori i njohur është pjesërisht i akuzuar për këtë vdekje.
Tre njerëz ishin përfshirë në aksident, kinematografi Jimmy Lee Garland, që mbeti pa ndjenja në gjysmën e trupit të tij, ndërsa piloti i Hollywodit Alan Purwin dhe bashkëpunëtori i tij Carlos Berl vdiqën.
Përplasja ndodhi në një regjion malor në Kolumbi.
Familjet e Purwinit dhe Berlit po i padisin producentët e filmit – dhe sipas një dokumenti të ri Cruise dhe regjisori Doug Liman kanë kontribuuar në tragjedi pas kërkesave të tyre për më shumë fluturime.
“Kërkesa e filmimeve në Kolumbi, bashkë me entuziazmin e Cruizet dhe regjistorit Liman për më shumë sekuenca filmike gjatë fluturimeve, u shtuan më shumë orë për xhirime për ditë dhe shtuan ditë në orare”, thuhet në dokumente, sipas “People”.
Cruise dhe Liman nuk përmenden në padi, por familjarët i vlerësojnë si “të pakujdesshëm”.
“American Made” pritet të debutojë më 29 shtator, me yllin Cruise që është si një agjent i CIA-s dhe kontrabandist i drogës gjatë të 80-ave.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur Të njëjtën ditë me dy paraqitje, njëra në Winterthur e tjetra në Luzern! ...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kostot e sistemit shëndetësor kanë arritur 91.5 miliardë franga Statistikat tregojnë se trajtimet kurative spitalore, trajtimet kurative ambulatore dhe trajtimet afatgjata dhe mbështetëse së bashku...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Tifozët e Cyrihut shkaktuan 100,000 CHF dëme
-
Bazeli lufton mushkonjat
-
Zvicër: Nis fushata për uljen e primeve të sigurimit shëndetësor