Kosova

Çun Lajçi fjalë rrëqethëse për vajzën e vdekur

E ndjera ishte me profesion aktore, njëlloj si babai i saj

Është ndarë nga jeta gjatë paradites së sotme vajza e aktorit Çun Lajçi, Bubulina Lajçi.

Autoritetet nuk kanë dhënë detaje mbi vdekjen e saj, derisa në mediat vendore u raportua se ka ndërruar jetë nga mbidoza, përcjell albinfo.ch.

E ndjera ishte me profesion aktore, njëlloj si babai i saj.

Çun Lajç i ka dedikuar disa vargje prekëse të bijës së ndjerë në rrjetin social “Facebook”.

Poezia

“A këputet peni moj e mira ime

S’po t’shkruaj ma

Si herave tjera për t’iu kthye

Pendimit

Se nenin e lidhun n’fyt

E paske zhgjidhë vetëm,

Pa m’pritë mua nga rrugë e largët

Shpresash paske ikë mbramë

N’udhëtimin tand t’fundit

Diku n’Ashkelon

N’kërkim t’fatit e t’vajit

Oooo

Mos ma vajtoni

Se sherua qenka përgjithmonë

Tue kërkua gurin e vet të varri”