Sport

Cyrih: FC Kosova synon rikthimin në ligën e parë

Ekipi shqiptar i Cyrihut, FC Kosova, ka përmbyllur fazën e përgatitjeve futbollistike për sezonin vjeshtor. Kosova është riorganizuar dhe synon të kthehet sërish në ligën e parë. FC Kosova është pjesë e ligës së dytë ndërregjionale të futbollit zviceran. Albinfo.ch ka zhvilluar një intervistë me kryetarin e klubit, Arsim Hysenin, i cili fletë për organizimin e ri të klubit.

Çfarë ka ndryshuar në klubin FC Kosova?

Në ekipin e parë kemi pasur disa lëvizje, si në staf ashtu edhe në fondin e lojtarëve.

Funksionin e trajnerit të ekipit të parë ia kemi besuar z. Hermann Kälin. Në pozitën e asistentit të trajnerit kemi angazhur André „Biggi“ Meyer, i cili ka qenë së fundi trajner i FC Luzernit NLA-Femrat dhe me një karierrë në FC Rapperswil-Jona (Shef i repartit të Juniorëve), SC Kriens ((Shef i repartit të Juniorëve), FC Luzern (Shef i repartit të Juniorëve), FC Winterthur 15 vite Sport- dhe (Shef i repartit të Juniorëve, Schweizer U21, për 12 vite asistent i trajnerit. Kurse ai vetë ka luajtur futboll si profesionalist në vitet e 70-a në FC Luzern, GC dhe ka pas disa ndeshje me ekipin nacional të Zvicrës.

Ndërkohë, Enver Osmani do të mbajë funksionin e anëtarit të kryesisë dhe të menaxherit të klubit. Shef i sportit është emëruar, ish-kapiteni i skuadrës, Nesret Limani.

Ndryshime ka po ashtu edhe tek lojtarët. Marrëveshjen me klubin për të vazhduar më tutje në kuadrin e ekipës së parë e kanë vazhduar:

  • Pajtim Badalli
  • Jeton Jakupi
  • Edmond Kabashi
  • Göckhan Berisha
  • Mikel Lazri
  • Shqiprim Alija
  • Durim Sinanaj (nga reparti ynë i Juniorëve)
  • Atdhe Gashi
  • Joél Dakouri
  • Agon Haxhija, aktualishtë i lënduar, dhe
  • Sandro Marzullo

 

© Matthias Scharrer
© Matthias Scharrer

Albinfo.ch: Cilat janë përforcime për këtë vit?

Arsim Hyseni: FC Kosova ndërkohë është përforcuar me lojtarë si:

  • Rexhep Thaqi nga FC Wohlen, Ekipi i parë
  • Fuat Sulimani, FC United Zürich
  • Habil Jonuzi, FC United Zürich, më parë FC Kosova
  • Labinot Prapashtica, FC Schwamendingen, ish lojtarë i Flamurtarit Prishtinë
  • Deni Krleski, FC Dietikon
  • Valon Ahmetaj, FC YF Juventus, Ekipi i parë
  • Burim Zeqiraj, FC YF Juventus, Ekipi i parë
  • Bekim Bushati, FC YF Juventus, Ekipi i parë
  • Lidim Selmoni, FC YF Juventus, Ekipi i dytë

Përderisa nga klubi janë larguar:

  • Alban Hotnjani, Wettswil-Bonstetten
  • Jusuf Shala, FC Tuggen
  • Enis Berisha, FC Bouchs
  • Labinot Haziri, FC Wangen b. Olten
  • Norbert Frrokaj, FC Besa SG
  • Valdrin Avdijaj ???
  • Tampo Flavien ???
  • Qendrim Alabaku ???
  • Velia Azem ???

Albinfo.ch: Si ka shkuar faza përgatitore?

Arsim Hyseni: Me ca mungesa në skuadër për shkak të pushimeve verore, përgatitjet për sezonin vjeshtor kanë filluar me 18 korrik, me 4 herë stërvitje në javë.

Gjatë fazës përgatitore kemi zhvilluar dy ndeshje testuese, të cilat i kemi mbyllur me fitore ndaj

  • Grasshopper Club Zürich II (1. Liga) – FC Kosova (2. Int.) 3:4 dhe
  • FC Wädenswil 1 (2. Liga) – FC Kosva (2. Int.) 2:5

Albinfo.ch: Si duket gjendja momentale në skuadër, sa kanë arritur të ambientohen në ekip përforcimet e reja?

Arsim Hyseni: Për tu integruar të gjithë lojtarët në mënyrë sa më optimale në ekipin e parë duhet ca kohë, por mendojmë se me stërvitje intensive do përgatitemi sa më mirë në mënyrë që të jemi gati për ndeshjen e parë  kampionale, e cila luhet të dielën, më 14. gusht prej orës 15.30 në Juchchof 1, Vulkanstrasse, Cyrih.

Albinfo.ch: Ka ndryshime kur është fjala te zhvillimi i orarit të ndeshjeve?

Arsim Hyseni: Enti për sport i qytetit të Cyrih ka kërkuar nga ne që ndeshjet e ekipit të parë si vendas, ti zhvillojmë në Juchhof1, pasi që aty janë bërë investime dhe është rregulluar në tërësi infrastruktura me dy fusha të reja. Në këto fusha ne do t`i zhvillojmë tani e tutje ndeshjet si vendas. E rëndësishme është po ashtu se në Juchhof1 parkingjet janë pa pagesë.

Risi tjetër është kthimi në ritmin e vjetër të zhvillimit të ndeshjeve si vendas. Pra ndeshjet si vendas tani e tutje i zhvillojmë të dielave duke filluar nga ora 15.30.

Albinfo.ch: Si qëndron ekipi i dytë?

Arsim Hyseni: Ekipi i dytë garon në ligën e tretë dhe drejtohet nga trajneri i deritashëm, Getoart Sallauka së bashku me asistentin, Edon Shala.

Kuadri i ekipit ka pësuar ca ndryshime dhe do të plotësohet së shpejti me lojtarë tjerë që mendojmë se mund të na ndihmojnë në arritjen e objektivave të këtij sezoni. Përforcimet e deritanishme janë jashtëzakonishtë kualitative.

Ekipi i dytë ka zhvilluar tri ndeshje testuese dhe ka realizuar dy fitore dhe një humbje ndaj:

FC Besa SG (3. Liga) – FC Kosova 2 (3. Liga)                         7:2

FC Bluestars ZH2 (3. Liga) – FC Kosova 2 (3. Liga)              0:4

FC Kosova 2 (3. Liga) – SV Würenlos (4. Liga)                  10:1

Albinfo.ch: po me repartin e  Juniorëve sa po merreni?

Arsim Hyseni: Reparti i juniorëve prezentohet këtë vit me 6 ekipe që garojnë në kategoritë A, B, C, D, E dhe F.

Ky repart viteve të fundit ka kaluar nëpër sfida të ndryshme, por me angazhimin e Roger Küng, kryesisë dhe të gjithë të tjerëve që i qëndrojnë afër Klubit, kemi arritur që ta zgjerojmë dhe ta profesionalizojmë repartin e juniorëve.

Për të pasuruar fondin e lojtarëve në repartin e Juniorëve, ne jemi akoma në kërkim lojtarëve të rinj në kategorinë A, B, C, D; E, F, apo ndryshe lojtarë të moshave 8 deri 21 vjeç.

Të gjithë ata që jan të interesuar t’i bashkangjiten klubit Kosova, mund të paraqiten te Roger Küng në mobil 079 400 20 93, ose përmes webfaqes sonë. Po në këtë numër mund të lajmërohen edhe ata që dëshirojnë të ushtrojnë veprimtarinë e trajnerit. Ne ju ofrojmë kurset adekuate për trajner, të cilat zhvillohen nga autoritete sportive zyrtare.

Albinfo.ch: Ju keni edhe ekipin e seniorëve, cila është forca e këtij ekipi?

Arsim Hyseni: Ekipi i seniorëve ka kaluar në një kategori më lartë dhe këtë sezon garon në kategorinë Meister. Në kuadrin e ekipit të seniorëve, si zakonisht luajnë, ndër vite, lojtarë që kanë veshur fanelën e FC Kosovës që nga themelimi e deri më tani e kanë qenë aktiv në faza të ndryshme për Klubin tonë.

Ku e shihni klubin FC Kosova në përmbyllje të kampionatit 2016-2017 ?

Arsim Hyseni: Ne synojmë kthimin e menjëhershëm në Ligën e parë. Ekipi i dytë ka synim ngjitjen në Ligën e dytë. Kurse me juniorët A dhe B synojmë kalimin në Coca Cola Ligë. Ndërkohë që ekipet tjera punojnë në etablimin e skuadrave në Ligat ekzistuese.

Albinfo.ch: A nuk janë këto synime të mëdha për t’i reliazuar kur dihet që konkurrenca do të jetë e fortë?

Arsim Hyseni: Janë synime të mëdha që kryesia dhe klubi i kanë caktuar vetes, por ne i  konsiderojmë këto synime reale dhe të realizueshme gjatë sezonit 2016 -2017.

Albinfo.ch: Si mendoni t’i realizoni, nëse mund të themi, premtimet?

Arsim Hyseni: Për ti arritur këto qëllime kërkohet shumë punë nga të gjithë ne. Kërkohet angazhim maksimal i secilit aktivistë, pavarësisht funksionit dhe i të gjithë lojtarëve të klubit.

Një rol të rëndësishëm e luajnë edhe prindërit e juniorëve tanë. Ne kërkojmë dhe presim nga ata që të angazhohen maksimalisht në përcjelljen e fëmijëve të tyre dhe kërkojmë sjellje korrekte ndaj trajnerëve, stafit të FC Kosovës dhe gjithsesi sjellje korrekte e fer edhe ndaj prindërve, stafit e lojtarëve të ekipeve kundërshtare.

Albinfo.ch: A mjafton kjo?

Arsim Hyseni: jo, një rol të pazëvendësueshëm në realizimin e këtyre qëllimeve e kanë sponzorët dhe mbështetësit tanë financiar, pa ndihmën e të cilëve as që mendohet zhvillimi i aktiviteteve sportive që nga ekzistimi i Klubit e më tutje. Ne shfrytëzojmë rastin që të falënderojmë secilin nga ata që na kanë mbështetur dhe jan duke na mbështetur financiarisht.

Pastaj mediat zvicerane dhe shqiptare të cilat na përcjellin në aktivitetet tona dhe raportojnë rregullishtë, po ashtu zënë vendë të rëndësishëm në mbështetjen e aktiviteteve tona.

Mes tjerash, pasuri e veçantë e klubit tonë janë shikuesit. Ne me vite marrim përkrahje nga një numër i madh shikuesish. Në shumë ndeshje vendimtare, shikuesit tanë kanë luajtur rolin e lojtarit të 12-të. Ne falënderojmë secilin nga shikuesit për mbështetjen e pa rezervë që i kanë dhënë dhe po i japin klubit Fc Kosova ndër vite, duke shpresuar njëkohësisht që tifozëria jonë do na mbështes edhe më tutje fuqishëm në rrugën për kthimin në Ligën e parë.

Përfundmishtë apelojmë te secili nga ju që në çfarëdo mënyre të jeni të gatshëm të mbështetni klubin, të paraqiteni te ne përmes telefonit, imejlit apo të vini direkt tek ne.

Duke uruar fat dhe qëndrueshmëri në realizimin e qëllimeve të këtij sezoni, shfrytëzojmë rastin të përshëndesim të gjithë anëtarët e stafeve, lojtarët, anëtarët aktiv e pasiv, sponzorët dhe të gjithë mbështetësit e Klubit.