Jeta në Zvicër
Cyrih: Krijohet roboti që vallëzon
Një grup kërkimor i ETH Zurich po zhvillon një robot të vjetër. Tani i kanë mësuar robotit «Anymal» gjithashtu edhe vallëzimin. Duke klikuar me mijëra herë, “Anymal” po bën rundin e tij në Youtube si një robot vallëzimi i ETH Zurich, shkruan albinfo.ch.
“Anymal” reagon në muzikë në kohë reale, siç shpjegon Péter Fankhauser për revistën online “The Verge”. Për ta bërë këtë, roboti së pari duhet të analizojë shpejtësinë e këngës. Më pas ai planifikon lëvizjet e tij dhe fillon të kërcejë. Pastaj ai kontrollon përsëri nëse i ka lëvizur këmbët në valle me ritmin e duhur.
“Ne kemi kërkuar një robot që mund të krijojë një koreografi për çdo muzikë në disko”, thotë Fankhauser. “Ne jemi të interesuar të zhvillojmë lëvizje të ngjashme me jetën. Vallëzimi është një veprim shumë njerëzor dhe lëvizës. Prandaj është e vështirë të imitosh”.
E-Diaspora
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit Në këtë ekspozitë, në Rothrist (Aargau) do të paraqiten instrumenta tradicionale, artefakte etnografike dhe kostume të...
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit