Jeta në Zvicër

Cyrihu dhe Gjeneva në pesë vendet e para në botë

Një paketë cigare kushton më së shtrenjti pikërisht në Sindej me 23.89 dollarë, duke u pasuar nga Oslo, Singapori, Cyrih, Gjeneva, Paris, Tel Aviv, Hong Kong, Kopenhagë dhe Seul

Ditë më parë në bazë të një raporti, qyteti i Cyrihut, është në vendin e dytë në botë së bashku me Parisin, si qytetet më të shtrenjta.

Kjo dëshmohet edhe me çmimet, si për shembull të cigareve apo verërave, përcjell albinfo.ch.

Sa i përket çmimit të verërave, në vendin e parë renditet Tel Avivi me 28.77 dollarë, duke u pasuar nga Seuli, Singapori, Sidnej, Hong Kong, Cyrih, Oslo, Kopenhagen, Paris dhe Gjenevë.

Edhe pse Gjeneva e Zvicrës dhe Seuli në Korenë e Jugut barazohen në vendin e gjashtë në këtë renditje, çmimi i një shisheje verë ndryshon deri në 200%, kryesisht për shkak të taksave.

Ndërkohë, Sidnej në Australi është qyteti i dhjetë më i shtrenjtë për të jetuar, por do të paguani dyfishin për një paketë cigaresh.

Një paketë cigare kushton më së shtrenjti pikërisht në Sindej me 23.89 dollarë, duke u pasuar nga Oslo, Singapori, Cyrih, Gjeneva, Paris, Tel Aviv, Hong Kong, Kopenhagë dhe Seul.