Shkurt.ch

Cyrihu, i treti në listën evropiane për konsumim të kokainës

Një studim i fundit, i bërë me ujërat e zeza, duke hulumtuar gjurmë të kokainës dhe drogave të tjera, ka zbuluar se është konsumuar në Londër gjatë ditëve të javës kokaina. Në fundjavë qyteti belg Antwerp ka zënë vendin e parë. Cyrihu rangohet në vendin e tretë. Po ashtu, gjatë javës Cyrihu mban vendin e tretë në një krahasim ndërkombëtar.

Këtë vit, niveli i përdorimit të kokainës raportohet në vlera maksimale në Limmat City në Cyrih. Edhe në studimin e vitit 2015 qytetet zvicerane ishin në krye të krahasimeve me qytetet e tjera ndërkombëtare. Në përgjithësi, Cyrihu ishte atëherë në vendin e katërt.
Në renditjen aktuale, ekzistojnë tri qytete të tjera zvicerane nga pozita shtatë deri në të nëntën: Gjenevë, St. Gallen dhe Bazel. Lugano është i 13-ti, përcjell albinfo.ch.
Në Cyrih dhe Bazel ekspertët ishin në gjendje të demonstronin vlerat e shtuara të metamfetaminës. Në krahasim, dy qytetet gjermanofolëse janë në mesin e 15 pozitave në krye.

Droga MDMA po konsumohet shpesh në Cyrih, Gjenevë, Bazel dhe St. Gallen. Cyrihu është renditur i pesti, Gjeneva e dymbëdhjeta, Bazeli i 17-ti, St. Galleni renditet i 20-ti dhe Berna e 23-ta.

Hulumtuesit kishin marrë një javë mostrat e ujërave të zeza në më shumë se 50 qytete nga 18 vende. Ujërat e zeza u testuan edhe për ekstazi dhe amfetaminë. Qendra Evropiane e Monitorimit për Drogat dhe Varësinë nga Droga ka publikuar rezultatet të martën në Lisbonë.