Jeta në Zvicër

Cyrihu, një nga qytetet më të bukura për Krishtlindje

Vendet tjera janë Vjena, Amsterdami, Praga, Shpellat e akullta të Islandës, Drita polare në Tromso - në Norvegji, dimri në Montrealin e fshehur, Rovaniemi, qyteti i Babagjyshit të Krishtlindjeve dhe Në tokën e Lappland, e mbuluar nga bora

Derisa sezoni veror ka përfunduar dhe ai vjeshtor po shkon drejt fundit, pushimet nuk kanë përfunduar, pasi tani janë festat e fundvitit.

Disa qytete evropiane ofrojnë atmosferë të ngrohtë për këto festa, si dhe i kushtohet shumë vëmendje këtyre festave, duke zbukuruar qytetin.

Në mesin e disa qyteteve evropiane bën pjesë edhe Cyrihu, shkruan ‘Monitor’, përcjell albinfo.ch.

“Nuk ka vend më të përshtatshëm se sa Zvicra për të përjetuar atmosferën e festave. Liqene magjepsëse, male të zbardhura nga bora dhe qytete piktoreske janë vendi ideal për tregjet e Krishtlindjeve. Në Cyrih nëse bën shumë ftohtë është edhe tregu më i madh i Krishtlindjeve që ndodhet brenda një stacioni treni. Por, gjithsesi ju nuk duhet ta humbni një shëtitje nëpër rrugicat e qytetit të vjetër”, thuhet për Cyrihun.

Vendet tjera janë Vjena, Amsterdami, Praga, Shpellat e akullta të Islandës, Drita polare në Tromso – në Norvegji, dimri në Montrealin e fshehur, Rovaniemi, qyteti i Babagjyshit të Krishtlindjeve dhe Në tokën e Lappland, e mbuluar nga bora.