Kultura

Dafina Kastrati, një tjetër shqiptare në MTV

Kënga është e kompozuar nga kompozitori Florent Boshnjaku dhe vëllai i Dafinës, Rinori, ndërsa është pjesë e labelit “Record 17”.

Një tjetër shqiptare ka depërtuar në top listën muzikore të kanalit të madh muzikor gjerman, MTV.
Këngëtarja Dafina Kastrati ka publikuar këngën “Shot Calling”, e cila është duke u transmetuar në radio dhe kanale të shumta muzikore gjermane, zvicerane dhe austriake.

Kënga është e kompozuar nga kompozitori Florent Boshnjaku dhe vëllai i Dafinës, Rinori, ndërsa është pjesë e labelit “Record 17”. Ishte vetë kompozitori Boshnjaku ai që përmes rrjetit social njoftoi për suksesin e kësaj kënge.

“Se di çka o ka bohet… Ja edhe një artiste me prejardhje shqiptare në MTV . (I lumtur që jam pjesë e ekipit)
Dafina Kastrati “Shot Calling””, ka shkruar Boshnajku në Facebook.

Dafina është 18-vjeçare, me prejardhje nga Kosova, ndërsa banon në Shtutgart të Gjermanisë, njofton albinfo.ch.
Kënga  është plot ritëm dhe duket se prirja për muzikë qëndron në gjakun e familjes multikulturore.

Babai i saj është nga Kosova, ndërsa nëna afrikane.

Ajo ndoqi orët mësimore për këndim, në muzikë klasike në Operën Shtetërore dhe Liveact Akademi në Stuttgart.
Në moshën nëntëvjeçare publikoi  CD-në e saj të parë, “I want to live”. Në këtë album ajo kishte edhe këngën “Dua t’jetoj” me këngëtarin Sabri Fejzullahu.

Si 16-vjeçare ajo u shfaq në skenë me baladën e saj  “Lampedusa” që ishte apo ashtu kompozim i mjeshtrit të muzikës Florent Boshnjaku. Dafina me këtë këngë ishte garuese në garën për në Eurovision 2014, ndonëse nuk fitoi, ajo me zërin e saj arriti të fitojë zemrat e publikut gjerman.