Kosova

Daka kërkon që të hiqet balotazhi për kryetarë komunash

"Konsideroj që balotazhi në fakt vetëm u jep mundësinë partive politike që të bëjnë pazare rreth Komunave dhe është një shtesë e kotë e kostos së zgjedhjeve lokale"

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka kërkuar ndryshimin e Kodit Zgjedhor, në mënyrë që të eleminohet balotazhi.

“Personalisht konsideroj që balotazhi në fakt vetëm u jep mundësinë partive politike që të bëjnë pazare rreth Komunave dhe është një shtesë e kotë e kostos së zgjedhjeve lokale, humbje e kohës, sepse na e vonon rezultatin zyrtar për më tepër se një muaj dhe natyrisht që i gjithë shteti paralizohet derisa të përfundojë dhe balotazhi.

Për mua personalisht kishte qenë më e lehtë edhe të organizohet dhe të jetë më pak e kushtueshme të kemi vetem një raund të zgjedhjeve lokale, pra për komuna dhe ai që fiton shumicën, të bëhet kryetar”, ka thënë Daka për Top Chanel.