Fun
Daniel Craig konfirmon se do të luaj James Bondin
Aktori më në fund i dha fund sagës së gjatë të thashethemeve se kush do të luajë për herë të pestë rolin e Bondit
Aktori i famshëm britanik Daniel Craig para pak kohësh kishte thënë se më parë do të merrej me jetën e tij private se sa të kthehej në rolin e agjentit 007. Por Craig tash është penduar për fjalët e tij, pasi vetë ka konfirmuar se do të luajë përsëri rolin e James Bondit.
Duke folur për emisionin “The Late Night” të Stephen Colbert të martën mbrëma, aktori më në fund i dha fund sagës së gjatë të thashethemeve se kush do të luajë për herë të pestë rolin e Bondit, transmeton albinfo.ch.
“Unë kam qenë i heshtur për këtë çështje deri më tash. Unë kam bërë intervista dhe njerëzit më kanë pyetur gjatë gjithë kohës mua për të mësuar më tepër. Por ndihem se tani unë duhet të flas të vërtetën për ju”, tha aktori.
I pyetur nga Colbert drejtpërdrejt nëse ai mund të japë disa “lajme të mira” për kthimin e tij si Bond, Craig më në fund u përgjigj: “Po”.
Craig, i cili ka luajtur 007 në katër filmat e fundit të Bond-it, deri tani ka refuzuar të thotë nëse ai do ta bëjë atë përsëri. Dei më tash ai është shfaqur në këta filma: Casino Royale, Quantum Of Solace, Skyfall dhe Specter.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Pagat zvicerane rriten por rritja u ngadalësua nga inflacioni Ndërsa pagat në Zvicër u rritën vitin e kaluar, përfitimet u anuluan përsëri nga rritja e...
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta