Integrimi
Danimarka dhe Norvegjia ashpërsojnë ligjet e azilit
Parlamenti i Danimarkës në të njëjtën kohë me Qeverinë e Norvegjisë kanë miratuar ndryshime në Ligjin për të Huajt, me çfarë të dyja vendet kanë ashpërsuar politikën e tyre të azilit.
E ligjin e ri, policia në Danimarkë ka të drejtë t`i arrestojë refugjatët që vijnë në këtë vend për një kohë të shkurtër por të padefinuar në mënyrë të saktë. Ky arrest do të shërbejë vetëm për të verifikuar identitetin e refugjatit.
Po kështu, në rastet kur një kërkim azili refuzohet, personi me kërkesë të refuzuar mund të arrestohet më shpejt dhe më shpesh se që ka qenë e lejuar deri më tash, bën të ditur srf.ch duke iu referuar medieve daneze. Kjo masë do të mundësojë dëbimin më të shpejtë dhe më efikas të azilkërkuesve në fjalë.
Ndërsa në Norvegji, autoritetet me ligjin e ri do të kenë të drejtë që azilkërkuesit që nuk kanë bazë për kërkim azili t`i kthejnë prej nga kanë ardhur që me hyrjen e tyre brenda kufijve të shtetit.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Së shpejti do të mund të merrni 2 litra lëngje me vete në bagazhin e dorës në aeroportin e Cyrihut Falë skanerëve të rinj CT, gjithnjë e më shumë aeroporte në Evropë po heqin rregullore të...
-
Mbi 60 trena shtesë drejt Ticinos gjatë fundjavave në maj
-
Pagat zvicerane rriten, por “u zbehën” nga inflacioni
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?