Bota

Danimarka nuk pranon refugjatë me kuota të OKB-së

UNHCR ka bërë marrëveshje me vende, përfshirë Danimarkën, për të pranuar çdo vit një numër të refugjatëve dhe Danimarka nga viti 1989 kishte marrë rreth 500 refugjatë çdo vit në bazë të këtij sistemi të kuotave.

“Qeveria daneze, të cilën e udhëheq një pakicë e qendrës së djathtë, nuk dëshiron të pranojë përgjegjësinë”, tha Stejberg, e cila është konsideruar si përfaqësuese e vijës së ashpër rreth problemit me emigrantët.

“Unë nuk besoj se këtë vit kemi vend për refugjatë sipas sistemit të kuotave”, tha Stejberg.

Ajo vuri në dukje se Danimarka në vitin 2012 ka marrë rreth 56,000 azilkërkues dhe tashmë është e nevojshme për integrimin e atyre në Danimarkë, përcjell albinfo.ch.

Partia kundër emigrantëve, e cila mbështet qeverinë e pakicës, mbështet propozimin për një ligj të ri kundër refugjatëve të pranuar, e partia opozitare Popullore Socialiste ka kundërshtuar, duke argumentuar se me mbylljen e dyerve për refugjatët do të thotë të refuzohen “refugjatët më të dobët në botë”.