Kosova

“Dardanët” kërkojnë nga kryeministri ndërtimin e stadiumit  

Kryeministri u zotua se do t’i mbështesë “Dardanët” në misionin e tyre për ta ngritur lartë imazhin e vendit, kudo që ata paraqiten

Kryeministri Ramush Haradinaj, priti në takim një grup të tifozëve “të përfaqësuese së Kosovës, Dardanët”, të cilët e njohën atë me nevojat dhe kërkesat e “Dardanëve”, si përshpejtimi i ndërtimit të stadiumit nacional “Dardania Arena”, për zbatimin e Ligjit për Sponsorizim si dhe legalizimin e një hapësire në kryeqytet për veprim dhe akomodim të tyre.

Kryeministri u zotua se do t’i mbështesë “Dardanët” në misionin e tyre për ta ngritur lartë imazhin e vendit, kudo që ata paraqiten, duke shfaqur besnikërinë e tyre ndaj atdheut përmes animit fer, por edhe duke krijuar lidhje të reja e miqësore me tifozeritë vendase si dhe ndërkombëtare.