Kalendari
Darka Gala Mbarëkombëtare e Diasporës Shqiptare
Rrjeti i Bizneseve Shqiptare të Diasporës ka njoftuar se më datën 24 dhe 25 shtator në Nju Jork do të mbahet “Darka Gala Mbarëkombëtare e Diasporës Shqiptare” duke filluar nga ora 18.00 e mbrëmjes.
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare funksionon në katër kontinente në gjithsej 22 shtete të botës. Ky forum i pari për nga rëndësia, përcakton vullnetin e përbashkët për bashkëpunim të mbi 600 afaristëve të botës së biznesit nga mbarë diaspora: Kosova, Shqipëria dhe viset tjera shqiptare.
“Aty do të lidhen kontakte dhe njohje të reja, do të promovohen kompanitë e tyre, do të mund të lidhen kontrata bashkëpunimi dhe të jepen ide për investime të përbashkëta në fusha të rëndësishme në trojet shqiptare për zhvillimin ekonomik të vendit, si dhe shkëmbimi i mendimeve bashkë më politikat aktuale në Amerikë, Kosovë dhe Shqipëri”, thuhet në njoftimin e Rrjetit të Bizneseve shqiptare, përcjell “albinfo.ch”.
Gjatë këtij takimi, pjesëmarrësit do të kanë mundësinë të takohen më kongresistë, senator, përfaqësues të Institucioneve të Shqipërisë dhe Kosovës dhe me kompanitë liderë në tregun e Amerikës.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit24 Shtator 2016
- Ora18:00
- LokacioniNju Jork
- Data e përfundimit25 Shtator 2016 - 18:00
Të tjera nga Kalendari
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën