Kultura
Darkë e veçantë me koncert të veçantë
Violinat dhe violonçelat ishin në qendër të vëmendjes bashkë me lugët dhe pirunët në koncertin e parë të operës së ushqimit në Paris. Kuzhinieri i shpërblyer me yllin Michelin, Frederic Anton përgatiti ushqimet nën tingujt e veprës së Thomas Roussel, i cili dirigjoi orkestrën prej 20 personash.
Në menynë me tre ushqime, në teatrin Trianon, u gjet havjari, akrepat, peshk, shumë salca dhe sufle me karamele.
“Ne presim, përziejmë, këpusim dhe bëjmë muzikë. Të gjitha këto korrespondojnë me njëra tjetrën dhe muzika përshtatet me gatimin” tha Anton, i cili udhëheq restorantin po ashtu të shpërblyer me tre yje Michelin, Le pre Catelan. Antonio Buono, specialitetet e të cilit me akrepa e kanë bërë finalistin më të ri në një garë prestigjioze të kuzhinierëve, i ishte bashkuar Antonit në tavolinë.
Salla ishte përgatitur që të zinte tavolina të vogla, me ç’rast u shërbyen 200 persona që fituan në një garë online të organizuar nga prodhuesi i ujit San Pellegrino.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur Të njëjtën ditë me dy paraqitje, njëra në Winterthur e tjetra në Luzern! ...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Projekti kombëtar i testimit të tokës zhvillohet të shtunën dhe të dielën “Tokat janë thelbësore për jetën: ato sigurojnë prodhimin e ushqimit, filtrojnë ujin dhe strehojnë një...
-
Zvicra nuk do të ketë një ‘Indeks të Lumturisë Kombëtare Bruto’
-
Netflix në Zvicër, me kosto të lartë
-
Zvicër: Veçanërisht të moshuarit kanë votuar për pensionin e 13-të
-
Zvicër: Kostot e sistemit shëndetësor kanë arritur 91.5 miliardë franga