Bota

Davos: Problemi i Evropës është vetë Evropa

Ministri italian i Financave, Pier Carlo Padoan, është shprehur ashpër ndaj Evropës, duke pohuar se problemi i Evropës është vetë Evropa, duke bërë thirrje që të merret seriozisht populizmi, përcjell albinfo.ch.

“Sfida që parashtrojnë mbrojtësit e tezës së Brexit dhe Donald Trump është se ata kanë një vizion, jemi apo jo dakord me të. E kundërta ndodh në Evropë, që nuk ka një të tillë”, ka deklaruar ministri gjatë një debati në Forumin Ekonomik (WEF) në Davos.

“Jam i shqetësuar pasi Evropa nuk ka strategji për të përballuar pamjen e re të globalizimit. Nuk bën gjë tjetër përveç reagimit”, tha Padoan.