Sport

De Bias flet për ballafaqimin Shqipëri-Itali

Gianni De Biasi thotë se Italia sigurt do të shkojë në Botëror, edhe pse do ta ketë të vështirë ta mposhtë Shqipërinë.

Dy kombëtaret takohen të hënën në Shqipëri në ndeshjen e fundit kualifikuese për Botëror. Pavarësisht rezultatit, Italia tashmë ka siguruar fazën e Play-Offit.

“Do të arrijmë Botërorin përmes ‘play-offit’, 100 për qind”, ka thënë ai për Gazzetta dello Sport. “Si skuadër mund të përmirësohemi dhe në momente kyçe të jemi së bashku. Pjesëmarrja në ‘play-off’ nuk është tragjedi”.

“Atmosfera do të jetë e mirë. Pas Shqipërisë, kombëtarja e preferuar është Italia për ata”, ka shtuar më tej italiani.