Sport

De Biasi drejt Italisë

Po jua them, De Biasi do të jetë trajneri i ardhshëm i ‘Azzurrëve’”, është shprehur Zenga

Gianni De Biasi gjithmonë e më larg Shqipërisë. Tashmë shtohen zërat se ai do të largohet nga Kombëtarja shqiptare dhe do të marrë drejtimin e Italisë.

Njëri ndër trajnerët më të njohur italian, Walter Zenga ka thënë se De Biasi do të jetë pasuesi i Antonio Contes te Italia, shkruan albinfo.ch.

“Nuk i kam meritat për të drejtuar përfaqësuesen e Italisë. Duhet të kesh një CV më të mirë se ajo që kam unë. Po jua them, De Biasi do të jetë trajneri i ardhshëm i ‘Azzurrëve’”, është shprehur Zenga, për mediat italiane. De Biasi arriti sukses historik me Shqipërinë duke e kualifikuar për herë të parë në një Kampionat Evropian dhe është ndër trajnerët më të kërkuar.