Sport

De Biasi viziton Sadikun në Lugano

Trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi ka vizituar në stërvitje Armando Sadikun, i cili mbetet sulmuesi kryesor i kuqezinjve

  • Keystone

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi vazhdon t’i përcjell nga afër futbollistët shqiptarë, shkruan albinfo.ch.

 

Kësaj radhe italiani mori pjesë në stërvitjet e Luganos, ku u takua me sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Armando Sadikun, si dhe trajnerin e kësaj Paolo Tramezzani me të cilin kanë punuar në Kombëtaren shqiptare.

 

“Përfitova nga një angazhim në televizionin zviceran dhe erdha pashë një stërvitje të skuadrës që drejtohet nga miku im Tramezzani dhe në të cilën luan Armando Sadiku, sulmuesi i Kombëtares shqiptare që më 24 mars do të luajë kundër Italisë në Palermo”, ka thënë De Biasi për uebfaqen zyrtare të Luganos.

 

Ai beson se Tramezzani do të ketë sukses në skuadrën e Luganos. “Me Paolon dëgjohemi shpesh dhe natyrisht flasim për futboll. Jam i bindur se mund të bëjë mirë si trajner i parë dhe se këtu ka gjetur mjedisin ideal dhe lojtarët që e ndjekin me përpikëri”, ka shtuar përzgjedhësi i Shqipërisë.