Integrimi
De Maiziere: Refugjatëve sirianë nuk u ndalohet bashkimi familjar
Megjithatë ai ka pranuar se në fillim të javës një gjë e tllë ishte shqyrtuar dhe parashikuar
Ministri i brendshëm gjerman Thomas de Maiziere ka përgënjeshtruar një lajm që ka qarkulluar në medie sipas të cilit refugjatëve të luftës nga Siria do t`u ndalohet bashkimi familjar dhe do t`u bëhen edhe kufizime tjera.
“Nuk ka ndryshime në praktikën e pranimit të refugjatëve sirianë”, ka thënë Maiziere në Berlin, shkruajnë mediet gjermane dhe transmeton albinfo.ch.
Megjithatë ai ka pranuar se në fillim të javës një gjë e tllë ishte shqyrtuar dhe parashikuar. “Por, në dritën e marrëveshjes më të re të koalicionit, (që është arritur të enjten), sa i përket bashkimit familjar ka nevojë të bisedohet edhe më tutje në nivel të koalicioni. Dhe për këtë arsye bashkimi familjar mbetet të vazhdojë me të vjetrën, deri në një vendim të ri”, ka thënë ai pa dhënë detajet e ndryshimeve që ishin planifikuar në këtë pikë.
Të premten, medie të ndryshme gjermane, në mesin e të cilave edhe gazeta prestigjioze “Frankfurter Allgemeine Zeitung” kishin sjellë lajmin sipas të cilit refugjatëve sirianë të luftës do t`u mohohet mundësia e bashkimit familjar dhe lehtësi tjera që u kanë takuar deri tash si refugjatë.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur Të njëjtën ditë me dy paraqitje, njëra në Winterthur e tjetra në Luzern! ...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kostot e sistemit shëndetësor kanë arritur 91.5 miliardë franga Statistikat tregojnë se trajtimet kurative spitalore, trajtimet kurative ambulatore dhe trajtimet afatgjata dhe mbështetëse së bashku...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Tifozët e Cyrihut shkaktuan 100,000 CHF dëme
-
Bazeli lufton mushkonjat
-
Zvicër: Nis fushata për uljen e primeve të sigurimit shëndetësor