Dienstag, 21. Oktober 2014 - 17:07
Subscribe to Newsfeeds
download

Sa kushton të jesh student në Kosovë

12/07/2013 - 16:46

Universiteti Publik i Prishtinës, "Hasan Prishtina", por edhe disa kolegje private, tashmë kanë shpallur konkurse për pranimin e studenteve për vitin e parë të studimeve themelore në vitin akademik 2013 - 2014.

Universiteti i Prishtinës, në vitin e parë të studimeve, në afatin e parë të konkursit për këtë vit akademik do të regjistrojë 11.932 studentë, prej të cilëve 9.412 studentë të rregullt dhe 2.520 studentë me korrespondencë.

Por, çmimet për studime dallojnë varësisht nga institucioni dhe drejtimi, konkretisht në institucionet private arsimore.

Ardian Kastrati, këshilltar i rektorit të Universitetit të Prishtinës, tregon çmimet për semestër në institucionin publik.

"50 euro është pagesa semestrale për studentët e rregullt, ndërsa 250 euro për studentë më korrespondencë", thotë Kastrati.

Edhe disa nga kolegjet private tashmë kanë shpallur konkurset për studente të rinj.

Nëpërmes marketingut në media ta shkruara dhe elektronike, ata ftojnë maturantët që të regjistrohen në këto institucione, duke paraqitur kushte të volitshme si arsimore, po ashtu edhe financiare, njofton Radio Evropa e Lirë.

Kolegji privat "Victory", në ueb faqen zyrtare nuk e saktëson numrin e studentëve që duhet të pranohen. Ndërsa çmimi për një vit akademik në këtë kolegj kushton 600 euro, me mundësinë e pagesës deri në 12 këste.

Kolegji Amerikan në Prishtinë, gjatë këtij viti do të pranojë 150 studentë, kurse çmimi për një vit akademik kushton rreth 6,300 euro, thotë Fjolla Shuku, nga ky institucion, duke shtuar se kolegji ka edhe fond bursash.

"Fondi i bursave për këtë vit akademik është rreth 370 mijë euro, llogaritet që 60 për qind e studentëve në vitin e parë akademik të kenë një bursë duke filluar nga 30 deri në 100 % të çmimit akademik. Do të thotë se ka edhe bursa të plota. Rreth shtatë studentë planifikohet të marrin bursë të plotë", thotë Shuku.

Kolegji AAB ofron studime në 24 programe te akredituara ne nivelin bachelor, dhe në 12 programe te akredituara ne nivelin master, thotë në një përgjigje përmes postës elektronike, Rizvan Rexhaj, nga ky institucion.

AAB, thotë ai, si ne aspektin infrastrukturor ashtu edhe ne aspektin e resurseve njerëzore ka kapacitete te pranojë një numër të konsiderueshëm të studenteve. Ndërkaq, mesatarja e studimeve për semestër është rreth 450 - 500 euro.

Kolegjet private, ofrojnë edhe zbritje për kategori të caktuara

Në anën tjetër, disa maturantë që të pretendojnë të bëhen studentë, thonë se çmimet në UP-janë reale, ndërsa për kushtet aktuale financimi dhe pagesat në institucionet private të arsimit të lartë, mbesin të shtrenjta.

Pasi studentët e kanë vështirë t’i mbulojnë shpenzimet rreth studimeve, pasi janë të papunë dhe për anën financiare të tyre kujdesen prindërit.

Berat Murati, shpreson që këtë vit ta gëzojë indeksin e UP-se, në Fakultetin Ekonomik.

"Po, normal se janë shtrenjtë, sepse papunësia është shumë e lartë. Edhe në familjen time nuk punojnë shumë anëtarë të familjes, kështu që kjo pengon edhe në mbulimin e shpenzimeve për studime. Rinia është shumë pak e punësuar", shprehet Murati .

Florenta Humolli, shpreson se pranohet në Fakultetin e Arteve, dega e Arteve Figurative.

"Në Universitetin e Prishtinës, nuk është shtrenjtë, i përshtatet kushteve tona, ndërsa në institucionet private është shumë më shtrenjtë. Babi do të kujdeset për shpenzimet e nevojshme për studime", thekson Humolli.

Ndryshe, Universiteti Publik i Prishtinës, gjatë këtij viti akademik do të regjistrojë edhe 323 studentë të rregullt nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Presheva e Bujanoci, si dhe 294 studentë nga minoritetet: boshnjakë, turq, romë, ashkali dhe egjiptianë.

Werbung

Werbung

Wie nie zuvor wurde die Gastfreundschaft - ein Wert, der allen Balkanvölkern heilig ist - in einer antisportlichen und xenophoben Atmosphäre mit Füssen getreten
Studie
Gut integrierte bosnisch-herzegowinische Bevölkerung in der Schweiz Zu diesem Schluss kommt eine heute publizierte Studie des Bundesamts für Migration BFM und der Direktion für Entwicklung und Zusammenarbeit DEZA
Zürich
© albinfo.ch
Albanischsprachige Bevölkerung nicht nur als Wahlpotential betrachten Albanische Gewerkschafter sagen: "Die anderen sehen unsere Bevölkerungsgruppe als Wahlpotential, wir hingegen wollen in ihnen nicht nur Stimmen sehen ... "
Porträt
© albinfo.ch
Erfolgreicher Neubeginn bei null Valdete Mena aus Veleshta bei Struga in Makedonien, wohnhaft im Kanton Zürich, erzählt uns in ihrem aufrichtigen Bericht über ihre Emigration in die Schweiz nach der Heirat, wie sie im "Boxring der Integration" den Schwierigkeiten trotzte und schwungvoll die Herausforderungen nahm.
© albinfo.ch
Katholiken und Muslime feiern Bajram Auch in der Schweiz, weit weg von ihrem Herkunftsland Kosova, pflegen albanischen Familien gleich welcher Religion den Geist religiöser Toleranz weiter. Die katholische Familie Balaj war bei Familie Zeqiri zu Besuch, um ihr zum Kurbanbajram zu gratulieren und das Opferfest gemeinsam zu feiern. Mit dabei war auch albinfo.ch

Werbung

Wetter

Bern

Bewölkt
  • 18 °C
Berichtet am:
Di, 21/10/2014 - 16:20

Pristina

Klarer Himmel
  • 20 °C
Berichtet am:
Di, 21/10/2014 - 16:30

Zürich

Bewölkt
  • 18 °C
Berichtet am:
Di, 21/10/2014 - 16:20

Skopje

Klarer Himmel
  • 21 °C
Berichtet am:
Di, 21/10/2014 - 16:30

Newsletter

Werbung

Währungsrechner

Amount to convert

Werbung

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Die Verwendung von Texten, Fotos und Inhalten von albinfo.ch ist nur mit Quellenangabe (albinfo.ch) gestattet. Jede Verwendung oder Reproduktion ohne Genehmigung von albinfo.ch ist untersagt und verletzt die Autorenrechte.
Die Redaktion behält sich das Recht vor, erhaltene Artikel, Fotos oder andere Arten von Dokumenten nicht zu publizieren

Über Uns

Charta