Freitag, 24. Oktober 2014 - 18:04
Subscribe to Newsfeeds
download

Rekordet olimpike

14/08/2012 - 08:56
Edhe përkundër motos " E rëndësishme është pjesëmarrja", të gjithë synojnë vendin e parë

Vendi i dytë është humbësi i parë, vendi i tretë humbësi i dytë, kurse vendi i katërt  as që mund të paramendohet fare. Të një rëndësie të veçantë bëhen fitoret e lidhura me rekorde botërore. Të vraposh më së shpejti, të kërcesh më së larti apo më së largu, të jesh më i forti apo më i durueshmi janë karakteristika njerëzore të njohura edhe para lojërave olimpike. Për të arritur rezultate të nivelit olimpik duhen dy parakushte: predispozitat fizike dhe parapërgatitjet e perfekte stërvitore. Predispozitat fizike si gjatësia, pjesa relative e fijeve muskulore të shpejtësisë, aftësia rezistuese e nyjeve, kapaciteti i  mushkërive përkatësisht aftësia absorbuese e oksigjenit nga gjaku etj. Me parapërgatitje stërvitore nënkuptohet, ndër të tjera, edhe përcjellja medicinale, që po fiton gjithnjë e më shumë rëndësi, siç është stërvitja në lartësi, si mjet i lejueshëm dhe dopingu, si mjet i palejueshëm.

Rekordet botërore në disiplina të ndryshme sportive janë përmirësuar në mënyrë të vazhdueshme. Përmirësimi i tyre ka të bëjë me përmirësimin e vazhdueshëm apo të përnjëhershme të kushteve të cekura më lart.

Por edhe sikur të gjitha kushtet fizike dhe ato tekniko-stërvitore të mbeteshin të pandryshuara - gjë e cila mund të ndodhë për disa vite në një etapë të caktuar - mund të vijë deri tek thyerja e rekordeve botërore. Kjo për shkak se karakteristikat trupore janë të shpërndara në mënyrë normale (përafrohen me një lakore në formë kambane, të quajtur lakorja e Gausit) dhe rezultatet kulminante sportive varen nga shumë faktorë.

Prandaj, edhe rezultatet sportive do të duhej të ishin të shpërndara po në të njëjtën mënyrë do me thënë në mënyrë normale dhe do të mund të përafroheshin me lakoren e Gausit. Rezultatet kulminante sportive do të duhej prandaj të gjendeshin në maje të kësaj lakoreje. Kufijtë ultimativëMegjithatë shtrohet pyetje sa a ekzistojnë kufij ultimativë të mundësive fizike të njeriut? A është e mundur që njeriu ndonjëherë të arrijë të vrapojë 100m për 5 s? Apo a do të arrijë që njeriu të mund të kërcejë së larti (pa shkop!) 5m? Sigurisht se jo. Por, cilat janë mundësitë?

Ekzistojnë metoda të ndryshme për të bërë parashikime në një masë të sakta.  Mbledhja dhe analizimi i rezultateve të sportisëve kulminantë dhe përpjekja për të gjetur një funkcion përafrues me anë të të cilit do të mund të përshkruheshin jo vetëm rezultatet e deritashme, por edhe ato të ardhshme të sportistit. Përdorimi i funkcioneve lineare, i funkcioneve fuqi, i funkcioneve eksponenciale apo i funkcioneve logjsitike për një qëllim të tillë nuk u tregua plotësisht i sukseshëm. Kështu për shembull studiuesi Timothy Heazlewood  duke krahasuar rezultatet e Lojërave Olimpike ne atletikë dhe në not deri më1996 me rezultatet e Lojërave Olimpike 2004 dhe rekordet botërore deri më 2010 të të njëjtave disiplina, arriti të bëjë parashikime relativisht të sakta për periudha të shkurta kohore.

Siç mund të shihet nga grafiku i mëposhtëm, vlerat e rekordeve botërore të meshkujve në sprintin prej 100 m nga viti 1912 deri më 2002 mund të përfarohen mirë përmes funkcionit linear me koefeicinet pjerrtësie -0.0077 dhe me koeficient korrelacioni prej 0.972 si dhe përmes një funkcioni logjistik me koeficient korrelacioni 0.99. Ky përafrim jep rezultate të pakuptimta për periudha të gjata kohore. Kështu në vitin 3268 rekordi i përmirësuar botëror në 100 m do të ishte 0s! Funkcioni logjistik paraqet një përafrim të mirë për kohë të shkurtra dhe i ofrohet vlerës ultimative (të fundit të mundshme) prej 9.48 s. Realiteti i rekordeve botërore të Asafa Powell i vitit 2005 dhe i Usain Bolt i vitit 2009 shmangen dukshëm nga lakorja (shih katrorët e kuq në figurën e mëposhtnme).

Por, sikur të merreshin parasysh edhe këto rekorde, do të kishim një funkcion që do të ofronte parashikime të pasakta.Meqenëse rekordet botërore janë ngjarje të rralla, matematikanët vendosën që për t'i parashikuar ato, të përdorin metoda të tjera studimore siç janë teoritë e vlerave ekstreme, të cilat përdoren, ndër të tjera, edhe për të parashikuar uraganet apo vërshimet e mëdha shekullore.

Kështu matematikanët holandezë, John Einmal dhe Jan Magnus, përmes kësaj metode trajtuan dy çështje: Cilët janë kufijtë e besueshëm të rekordeve botërore dhe sa i qëndrueshëm është rekordi aktual botëror, do me thënë sa është e vështitrë të thyhet ky rekord. Ata studiuan 28 gara të ndryshme dhe analizuan rezultatet e 1200 sportistëve të ndryshëm (jo vetëm rekordmenë botërorë).

Ata erdhën tek përfundimi se mundësi më të mëdha për përmirësime të mëtejme ka tek hudhja e gjylës tek meshkujt nga 23.12 m sa është rekordi aktual në 24.80 m dhe në hudhjen e shtizës nga 99.80 m në 106.50 m dhe, tek femrat, në hudhjen e diskut nga 76.80 m në 85.00 m si dhe në maraton nga 2:15:25 orë në 2:06:35 orë. Mundësi të vogla përmirësimi ka edhe në 800 m dhe 1500 m për femra dhe në maraton për meshkuj. Sipas këtij studimi rekordi ultimativ në 100m tek meshkujt është 9.29 s, kurse tek femrat 10. 11 s.         

Rekordet dhe fizika

Edhe kushtet fizike, si: shpejtësia e erës, lartësia mbidetare, materiali më cilësor etj. kanë ndikim të konsiderushëm në arritjen e rekordeve botërore.

Rekordet në vrapim nuk njihen asnjëherë si të tilla nëse shpejtësia e erës në kah të njejtë të vrapimit kalon 2 m/s. Analizat kanë treguar se era me shpejtësi 2 m/s në kahe të njejtë të vrapimit sjell në 100 m një përmirësim kohe prej 0.10 s. Johanas Mureika nga Universiteti Toronto i Kanadasë ka arritur të gjejë një formulë, e cila, në varësi nga shpejtësia e erës, mundëson llogaritjen e kohës përfundimtare tw në 100 m:

 t0   tw [1.03 - 0.03  (t0 është koha  në kushte normale, do me thënë me shpejtësi të erës w = 0) 

Në vrapimin  200 m, përmirësimi i kohës nën kushtet e erës në kah të njëjtë të vrapimit është vetëm 20% më i mirë sesa në 100 m. Deri tek kjo vie për shkak se 115 m e parë vrapohen në hark, kurse vetëm 85 metrat e fundit në një vijë të drejtë.

Këta paraqitet edhe problematika e marrjes parasysh të shpejtësisë së erës, sepse edhe në vrapimin në hark mund të fryejë erë nga ndonjë drejtim tjetër, që e favorizon kështu arritjen e rekordeve pa sjellur tek mosnjohja e rezultatit.

Përparësinë më të madhe për vrapuesit do ta paraqiste era e ndryshueshme në formë të lakores së kosinusit: në start dhe në finish një erë me kahje të kundërt të vrapimit dhe në 50 m e tjera një erë me kahje të njejtë si të vrapimit. Matematikisht kjo do të thoshte se kemi të bëjmë me anulim të shpejtësisë së erës, por efektivisht kjo do të paraqiste një përmirësim kohe prej 0.02 s në 100 m. Edhe lartësia mbidetare luan një rol të rëndësishëm në arritjen e rekordeve. Kështu amerikani Bob Beamon, në Lojërat Olimpike në Meksiok City më 1968, hyri në histori me rezultatin e tij prej 8.90 m në kërcim së largu. Ai arriti ta përmirësonte rekordin paraprak për plot 81 cm(!). Rekordi i tij mbeti i pathyer për plot 23 vjet. Tek më 1991 Mike Powell ia arriti ta thyejë rekordin e tij në Tokio me kërcim prej 8.95 m.

Rekordi tjetër i arritur në Meksiok City në 400m në kohë prej 43.86 s qëndroi i pathyer për 20 vjet me radhë.Shkak i këtyre rezultateve të jashtëzakonshme ishte edhe lartësia mbidetare prej 2240 m. Në një lartësi të tillë mbidetare dendësia e ajrit është për rrteh 20% më e ulët sesa në nivelin e detit.

Kjo reflektohet sidomos në vrapime të shkurta dhe të shpejta. Përmirësimet në 100m janë diku 0.07 s , kurse në 200 m deri në 0.20 s. Edhe këtu përmirësimi i kohës në varësi nga lartësia mund të shprehet me formulën:

t0   tw (1.03 - 0.03·e - 0.000125H)(H lartësia mbidetare në metër; t0 koha në kushte normale do me thënë në lartësinë H = 0)

Në kërcim së gjati, dendësia e ajrit kontriboi dy herë: së pari në vrapim dhe së dyti në kërcim. Lartësia duhet të ketë ndikuar për përmirësimin e rezultatit për rreth 15 cm. Veç kësaj fryente edhe erë prej 2 m/s në kahje të vrapimit përkatësisht kërcimit, që kontribuoi edhe për një përmirësim të mëtejmë prej 16 cm.

Për shkak të gjerësisë gjeografike dhe të lartëisë edhe gravitacioni tokësor është  9.78 m/s2, do me thënë diku 2 m/s2  më i ulët se gravitacioni i pergjithshëm. Nëse përdoret edhe një formulë tjetër e njehësimit për kërcim së gjati në varësi nga nxitimi, do të kishim një përmirësim të mëtejmë të vlerës normale për rreth 2 cm. Përmes këtyre shpjegimeve nuk kontestohet rezultati i Bob Beamon, i cili, megjithatë, pastaj nuk arriti kurrë t'i afrohet rekordit të tij.

Edhe përmirësimi i llojit të materialit, siç është rasti në kërcim me shkop, ndikon shumë në përmirësimin e rekordeve. Përmirësimit të llojit të materialit të shkopit, krahas teknikës së tij, ju dedikohen edhe rezultatet fantastike të kërcyesit ukrainas Sergej Bubka, i cili theu gjithsej 35 herë rekordin botëror të kërcimit me shkop.

Werbung

Werbung

Sébastien Repond, Webjournalist, schildert seine Eindrücke von den Ereignissen beim Spiel Serbien-Albanien
Studie
Gut integrierte bosnisch-herzegowinische Bevölkerung in der Schweiz Zu diesem Schluss kommt eine heute publizierte Studie des Bundesamts für Migration BFM und der Direktion für Entwicklung und Zusammenarbeit DEZA
Zürich
© albinfo.ch
Albanischsprachige Bevölkerung nicht nur als Wahlpotential betrachten Albanische Gewerkschafter sagen: "Die anderen sehen unsere Bevölkerungsgruppe als Wahlpotential, wir hingegen wollen in ihnen nicht nur Stimmen sehen ... "

Werbung

Wetter

Bern

Klarer Himmel
  • 10 °C
Berichtet am:
Fr, 24/10/2014 - 17:20

Pristina

Überwiegend bewölkt
  • 7 °C
Berichtet am:
Fr, 24/10/2014 - 18:00

Zürich

Vereinzelt Wolken
  • 11 °C
Berichtet am:
Fr, 24/10/2014 - 17:20

Skopje

Bedeckt, Nieselregen
  • 8 °C
Berichtet am:
Fr, 24/10/2014 - 16:30

Newsletter

Werbung

Währungsrechner

Amount to convert

Werbung

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Die Verwendung von Texten, Fotos und Inhalten von albinfo.ch ist nur mit Quellenangabe (albinfo.ch) gestattet. Jede Verwendung oder Reproduktion ohne Genehmigung von albinfo.ch ist untersagt und verletzt die Autorenrechte.
Die Redaktion behält sich das Recht vor, erhaltene Artikel, Fotos oder andere Arten von Dokumenten nicht zu publizieren

Über Uns

Charta