Autotech
Debat rreth ndihmës zvicerane për Evropën Lindore në sferën e energjisë
Si mund të kontribuojë programi zviceran për bashkëpunimin me lindjen në mënyrë që njohuritë mbi energjinë dhe klimën të përcillen nga Zvicra te vendet e saj partnere?
Çështja e burimeve të energjisë është sot më aktuale se kurrë, jo vetëm në Zvicër. Madje pikërisht vendet lindore janë më të sfiduara për të furnizuar njerëzit dhe ndërmarrjet me energji në mënyrë të qëndrueshme dhe të pagueshme.
Të gjithë duhet të përfitojnë dhe kjo nuk duhet të bëhet në dëm të klimës, shkruan albinfo.ch. Në një regjion në të cilin pjesa më e madhe e energjisë rrjedh nga burime jo të ripërtëritshme, kjo detyrë nuk është aspak e lehtë.
Si mund të kontribuojë programi zviceran për bashkëpunimin me lindjen në mënyrë që njohuritë mbi energjinë dhe klimën të përcillen nga Zvicra te vendet e saj partnere? Si mund t`i mbështesë ajo ato vende për të prodhuar në mënyrë të pastër dhe efikase energjinë elektrike dhe ngrohjen? Si mund të arrihet që për investimet e domosdoshme të thithen edhe paratë nga sektori privat? A çon konkurrenca që po krijohet me të vërtetë drejt furnizimit më efikas dhe drejt çmimeve më të ulëta?
Përgjigjet e mundshme për këto pyetje do t`i prezantojnë dhe diskutojnë ekspertët, politikanët, ndërmarrësit dhe përfaqësuesit e qendrave kompetente federale në debatin që do të zhvillohet më 15 nëntor 2017 në Shkollën e Lartë Profesionale të Valisit, në Sierre.
Programi :
https://www.seco-cooperation.admin.ch/secocoop/fr/home/a-notre-propos/evenements.html
https://www.hevs.ch/fr/hes-so-valais-wallis/events/l-energie-propre-pour-tous-16663
Regjistrimi:
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit15 Nëntor 2017
- Ora17:00
- LokacioniSiders/Serre, Wallis
- Data e përfundimit7 Nëntor 2017 - 19:00
E-Diaspora
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit Në këtë ekspozitë, në Rothrist (Aargau) do të paraqiten instrumenta tradicionale, artefakte etnografike dhe kostume të...
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit