Bota

Debati Merkel – Schulz do të ndikojë në zgjedhjet e Bundestagut

Sipas shumicës së gjermanëve, një debat televiziv mes kancelares gjermane, Angela Merkel dhe rivalit të saj, social- demokratit Martin Schulz, që është zhvilluar mbrëmë, do të ndikojë në zgjedhjet e Bundestagut më 24 shtator, raportoi DW, përcjell albinfo.ch.

10% e të anketuarve në hulumtimin e “Empin” besojnë se rezultati i debatit do të ndikojë fort në zgjedhje, 20% mendojnë se ndikimi i tij do të jetë “më i shpejtë”, ndërsa 52% janë të mendimit se do të ketë ndikim, megjithëse pak.

Vetëm 14% mendojnë se debati nuk do të ketë efekt në rezultatin e zgjedhjeve.

Debati televiziv mes pretendentëve kryesorë për zyrën e kancelares së re në Gjermani është zhvilluar mbrëmë në një transmetim të drejtpërdrejtë në katër kanale: ARD, ZDF, RTL dhe SAT1.

Debati i parë gjerman televiziv u mbajt në gusht të vitit 2002 mes kancelarit të atëhershëm, Gerhard Schroeder dhe rivalit të tij, Edmund Stoiber.