Maqedonia

Debati për gjuhët në Kuvendin e Maqedonisë, pas zgjedhjeve lokale

Kjo për shkak të replikave dhe kundër-replikave kryesisht mes deputetëve të VMRO DPMNE-së dhe atyre të pozitës

Propozim-ligji për gjuhët në Kuvendin e Maqedonisë nuk arriti të miratohet në leximiin e parë pas kundërshtimeve të shumta që mori nga opozita në këtë vend. Ndonëse Kryetari i Kuvendit vendosi që të punohej edhe gjatë fundjavës, qe e pamundur të shterrej lista e deputetëve të paraqitur për fjalë.

Kjo për shkak të replikave dhe kundër-replikave kryesisht mes deputetëve të VMRO DPMNE-së dhe atyre të pozitës.

Në fund u  vendos se debatin për pikën e njëjtë të rendit të ditës, deputetët do ta vazhdojnë pas zgjedhjeve lokale të 15 tetorit.