Lajme

Dëbohen shqiptarët nga Franca e Belgjika

Së fundi 31 shqiptarë janë dëbuar nga Franca dhe Belgjika. Ata kishin kërkuar azil në këto dy shtete, por përgjigja ishte negative dhe për këtë arsye janë kthyer në Shqipëri

Shqiptarëve nuk po iu jepet azili as në Francë dhe Belgjikë. Së fundi 31 shqiptarë janë dëbuar nga Franca dhe Belgjika.

 

Ata kishin kërkuar azil në këto dy shtete, por përgjigja ishte negative dhe për këtë arsye janë kthyer në Shqipëri, raporton “TCH”.

 

Në operacion morën pjesë forcat e policisë së Francës, si vendi organizator; ato të Belgjikës, si vend përfitues dhe policia shqiptare si mbështetëse, me financim nga agjencia “FRONTEX”, përcjell albinfo.ch.

 

Ndërkohë, Aida Hajnaj, drejtoreshë e Departamentit të Kufirit dhe Migracionit ka bërë një apel të gjithë shqiptarëve që të mos aplikojnë për azil politik apo ekonomik, pasi shanset për ta përfituar atë janë zero.