Kosova
Dëbohet direkt nga burgu kosovari i cilësuar si “rrezikues islamik”
Ai ishte dënuar me burgim shumëvjeçar, për tregti me drogë, përpjekje të shumëfishtë për mashtrim dhe për përdorim të simboleve të organizatave të ndaluara si antikushtetuese
Në njërin prej dy aeroplanëve që sot rreth orës 9.40 janë nisur me refugjatë nga aeroporti Karlsruhe-Baden, ka pasur edhe persona që do të dëboheshin për në Kosovë.
Në mesin e të tjerëve nga landi i Bavarisë është dëbuar drejtpërdrejt nga burgu ku mbahej, edhe një kosovar i identifikuar si “rrezikues islamik”, shkruan focus.de. Personi në fjalë ishte dënuar me burgim shumëvjeçar, për tregti me drogë, përpjekje të shumëfishtë për mashtrim dhe për përdorim të simboleve të organizatave të ndaluara si antikushtetuese, transmeton albinfo.ch.
Ministri bavarez i punëve të brendshme, Herrmann me këtë rast ka thënë, citon focus.de: “Me secilin shkelës të ligjit dhe rrezikues tjetër që e dëbojmë nga Bavaria, ne fitojmë në aspektin e sigurisë së njerëzve në Bavari. Këtë rrugë ne do ta ndjekim në mënyrë konsekuente”.
E-Diaspora
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit Në këtë ekspozitë, në Rothrist (Aargau) do të paraqiten instrumenta tradicionale, artefakte etnografike dhe kostume të...
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit