E-Diaspora

Dëbohet nga Gjermania shqiptari i sëmurë

Operacioni i tij kushtonte rreth 7500 euro, por askush nuk e ndihmonte për shkak të procedurave burokratike, derisa nuk mund të operohej pa pagesë

Edhe pse ishte i sëmurë është dëbuar në Shqipëri, pasi ky vend llogaritet si i sigurt. Kjo është historia e Ilir Shalës nga Shqipëria, të cilit nuk iu miratua kërkesa e azilit, shkruan albinfo.ch.

 

Ai tashmë së bashku me fëmijët e tij dhe gruan është dashur të kthehet me aeroplan. Shala ishin vendosur në Greven për Vitin e Ri më 2014, duke kërkuar jetë më të mirë.

 

Por, kjo përpjekje dështoi, pasi Shqipëria llogaritet një vend i sigurt dhe kështu azili nuk i është miratuar. Ai qëndroi në Gjermani, derisa kishte probleme shëndetësore.

 

Ai ishte i varfër në Shqipëri, derisa ka probleme me eshtrat, ka lëvizshmëri të kufizuar dhe nuk mund të ec siç duhet. Edhe mjekët gjermanë e kanë diagnostifikuar me sëmundje dhe shqiptari nuk ka simuluar.

 

Operacioni i tij kushtonte rreth 7500 euro, por askush nuk e ndihmonte për shkak të procedurave burokratike, derisa nuk mund të operohej pa pagesë.

 

Tashmë ai është kthyer në Shqipëri, me shpresën se do të shërohet.