E-Diaspora

Defekt në stufën e ngrohjes qendrore: Helmohen 11 kosovarë

Shkaktar i shpërthimit të gazit helmues ishte defekti në stufën me dru, e vendosur në bodrum e cila shërbente si burim i ngrohjes qendrore për të gjithë banorët

Një çift në Fraham, Eferding (Austri) kishte alarmuar urgjencën sepse gruaja kishte dhembje koke dhe pengesa në frymëmarrje.  Mjekja e ardhur kishte konstatuar menjëherë se bëhej fjalë për helmim me monoksid karboni dhe alarmoi zjarrfikësit. Ata konstatuan pastaj një prani shumë të lartë të monoksidit të karbonit në ajër, shkruan orf.at.

Për këtë arse trupat e zjarrfikësve nga regjioni kanë bërë evakuimin nga ndërtesa, të të gjitha familjeve, kryesisht kosovare, në mesin e të cilëve edhe shumë fëmijë, transmeton albinfo.ch.

Gjithsej 11 persona janë dërguar për shkak të helmimit me tym janë dërguar në spitalet e regjionit. Më vonë kanë ardhur ekspertët përkatës të cilët me ndihmën e veglave speciale matëse kanë mundur të konstatojnë se vlerat e monoksidit në ajrin e godinës së prekur ishin shtatë fish më të larta se ato të lejuara.

Shkaktar i shpërthimit të gazit helmues ishte defekti në stufën me dru, e vendosur në bodrum e cila shërbente si burim i ngrohjes qendrore për të gjithë banorët.