E-Diaspora

Defekti në internet pengon transferin e Kasamit në Pescara?

Dy minuta dhe një defekt në internetin e hotelit ku po qëndronte duket të kenë qenë fatale për transferimin e Pajtim Kasamit për në klubin italian Pescara

(Update)

Sipas medieve italiane, po rridhnin mintat e fundit ë afatit të transferit, kur pajtimi për kalimin e Kasamit në klubin italian ishte arritur nga të dy skuadrat (Fullham dhe Pescara), në hotelin Ata në Milano, ku ishte ai dhe këshilltari i tij Mino Raiola, nuk po punonte interneti! Dhe, derisa interneti të fillonte të funksionojë sërish, ora tashmë ishte 19.02, që dmth kishte 2 minuta që afati i transfereve në Itali kishte përfunduar.

Të dëshpëruar në kulm, si Kasami ashtu dhe këshilltari i tij shfryjnë kundër hotelit dhe “mirëmbajtjes” së tij. Pajtimi vajton. Ai në një tweetter ka shkruar:  “Përse duhet gjithmonë të më shkojnë punët ters?”.

Megjithatë, mbetet të pritet deri në mbrëmje nëse do të keetë ndonjë ndryshim të gjendjes.

 …..

Pajtim Kasami, qe bërë i njohur para sa vitesh, kur bashkë me Shaqirin, Xhakën etj. kishin shkëlqyer në kampionatin botëror tüe futbollit nën fanellën e përfaqësueses zvicerane U17. Por ndryshe nga moshatarët e tij të famshëm  strugani sot 20 vjeç, është përkëdhelur më pak nga fati. Ka një kohë që është angazhuar në Fulham të Premier League angleze, por pa mundur të bëjë ndonjë depërtim serioz.

Nga ver a e vitit 2011 e deri më tash ai ka mundur të luajë në gjithsej 9 ndeshje ose marrë së bashku, vetëm 294 minuta.

Por, tash, kur kanë mbetur “orët e fundit” të afatit të transferit në futboll, po shtohen shanset që Pajtim Kasami të blihet nga klubi italian i Serie A, Pescara. Megjithëse këshilltari i Kasamit Mino Raiola mban kontakte të mira me Milanin dhe është pëshpëritur se mesfushori shqiptar mund të shitej për rosonerët, duket se kjo nuk do “të ndezë”.

Ndërsa në Pescara shanset e tij janë më të mira. Ky klub që vitin e kaluar është ngjitur në Serie A, është në rrezik për të rënë sërish një shkallë më poshtë. Tash ndodhet në vendin e 17, ndërsa te Kasami me shokë janë drejtuar shpresat për shpëtim.