Sport

Definitive: Xhaka kalon në Borusia

Ai ka nënshkruar sot kontratën me klubin e tij të ri që e obligon për pesë vitet e ardhshme, respektivisht deri në vitin 2017

Ajo për të cilën ishte folur kryesisht në nivel të spekulimeve, ka marrë sot përfundimin definitiv dhe zyrtar: Granit Xhaka, me përmbylljen e këtij kampionati nuk do të jetë më lojtar i Bazelit. Ai kalon përfundimisht në klubin e njohur të bundesligës gjermane, Borussia Mönchengladbach, ku trajner është zvicerani Lucien Favre.

Granit Xhaka ka nënshkruar sot kontratën me klubin e tij të ri, me çka ky i fundit e angazhon atë në radhët e veta për pesë vitet e ardhshme, respektivisht deri në vitin 2017, njoftojnë mediet zvicerane

Shuma e paguar për kalimin e tij në mesin e ri nuk është publikuar por në medie kanë qarkulluar shifra prej 8.5 milionë eurove.

Xhaka luan në FC Basel nga mosha e juniorëve, ndërsa si profesionist në ekipin e parë ai është angazhuar për herë të parë në korrik të vitit 2010. Me FC Basel atij do t`i përfundonte kontrata në vitin 2015.

Über die Ablösesumme wurde Stillschweigen vereinbart. Der 19-Jährige spielte seit seiner Juniorenzeit beim FCB. Das Profi-Debüt in der 1. Mannschaft gab der Schweizer Nati-Spieler im Juli 2010.