Kosova

Delawie: “Kosova mund të jetë krenare me Feride Rushitin”

Të premten më 23 mars 2018, zonja e parë e SHBA-së Melania Trump dhe zëvendëssekretari i shtetit John J. Sullivan i ndajnë Rushitit Çmimin Ndërkombëtar për Gratë e Guximshme

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, ka uruar Feride Rushitin për çmimin që do t’i ndahet nga Departamenti Amerikan lidhur me punën e saj për viktimat e dhunës seksuale të Kosovës.

Kosova duhet të jetë krenare për këtë çmim, ka thënë Delawie.

“Urime Feride Rushitit, fituese e çmimit të Departamentit të shtetit/Gratë e guximshme! Feride ka luftuar pa u lodhur për të drejtat e viktimave të dhunës seksuale të luftës dhe grupeve të tjera vullnetare. Kosova duhet të jetë krenare” ka thënë Delawie përmes një postimi në ‘Twiter’.

Të premten më 23 mars 2018, zonja e parë e SHBA-së Melania Trump dhe zëvendëssekretari i shtetit John J. Sullivan i ndajnë Rushitit Çmimin Ndërkombëtar për Gratë e Guximshme.

Ky çmim ndahet nga Departamenti Amerikan i Shtetit, për gratë të cilat kanë dëshmuar lidership dhe guxim të jashtëzakonshëm në avokimin për paqe, drejtësi, të drejtat e njeriut, barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave.