Kosova

Delawie: Do ta vëzhgojmë edhe procesin e numërimit të votave

"SHBA besojnë që Kosova e ka një mundësi të mrekullueshme sot për të demonstruar përkushtimin e saj ndaj demokracisë duke marr pjesë në zgjedhje paqësore të lira dhe te besueshme"

Ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë, Greg Delawie ka thënë vëzhguesit ndërkombëtarë do ta vëzhgojnë tërë procesin zgjedhor, përfshirë edhe atë të numërimit të votave.

“Më vjen shumë mirë që sot jam këtu. Me një fare mënyre jam duke ja nisur ditës si vëzhgues i zgjedhjeve lokale këtu në Kosovë. Shtetet e Bashkuara te Amerikës besojnë që Kosova e ka një mundësi të mrekullueshme sot për të demonstruar përkushtimin e saj ndaj demokracisë duke marr pjesë në zgjedhje paqësore të lira dhe te besueshme”, ka deklaruar ambasadori Delawie duke shtuar se vëzhguesit ndërkombëtarë do ta shtojnë besimin e qytetarëve .