CH-Ballkani

Delegacioni gjerman i Baden-Württembergut i impresionuar me studentët e Prishtinës

“Veçanërisht mbresëlënëse ishte të shihje plot njerëz që flasin gjermanisht dhe lexojnë literaturën gjermane. Shkëmbimi i studentëve është i një rëndësie të veçantë, sepse përfitojnë të dyja vendet,” tha Petra Olschowsk nga delegacioni gjerman që vizitoi Shqipërinë dhe Kosovën.

Përfaqësuesja e Këshillit të landit gjerman Baden-Württemberg, Gisela Erler, mbështet rrugën europiane të Shqipërisë dhe Kosovës, shkruan focus.de. Ajo së bashku me sekretaren shtetërore Theresa Schopper dhe Petra Olschowski nga ministria e arsimit vizituan zyrtarisht Kosovën dhe Shqipërinë më 13 dhe 16 maj 2018 respektivisht.

“Në udhëtimin tonë në Kosovë dhe Shqipëri u informuam për zhvillimet në fushën e shoqërisë civile, ekonomike, arsimit dhe kulturës. Të dyja shtetet për afrimin në BE kanë nevojë për një motor reformash veçanërisht në luftën kundër korrupcionin dhe krimit të organizuar si dhe forcimin e shtetit ligjor,” tha Theresa Schopper, përcjell albinfo.ch.

Në Kosovë ata vizituan një CallCener me 600 të punësuar, Prishtinën, ku kishin bisedë me studentët e UP, dhe Skënderajin; ndërsa në Tiranë u takuan me kryebashkiakun Erion Veliaj.

“Veçanërisht mbresëlënëse ishte të shihje plot njerëz që flasin gjermanisht dhe lexojnë literaturën gjermane. Shkëmbimi i studentëve është e një rëndësie të veçantë, sepse përfitojnë të dyja vendet,” tha Petra Olschowsk pas takimit me studentët e Prishtinës.

Delegacioni gjerman ka vizituar për pak kohë edhe trupat gjermane në Prizren.