Bota

Dëmet nga fatkeqësitë natyrore vitin e kaluar, 175 miliardë dollarë

degat

Fatkeqësitë natyrore, përfshirë tërmetet dhe stuhitë në vitin 2016 shkaktuan dëme në gjithë botën që arrijnë në 175 miliardë dollarë, vlera më e madhe që nga viti 2012, raporton kompania e sigurimeve gjermane “Munich Re”, transmeton albinfo.ch.

Në krahasim me 2015-ën, kjo shumë u rrit me 67 për qind. Në të kundërtën, fatkeqësitë natyrore gjatë vitit të kaluar kanë marrë jetën e më pak njerëzve se sa në vitin 2015, një total prej 8.700. Në vitin 2015 jetën e humbën 25.400 njerëz.

Dëmet më të mëdha të vitit të kaluar, sipas “Mynih Re”, janë shkaktuar nga tërmeti në ishullin japonez Kyushu l, 31 miliardë $, si dhe nga përmbytjet në Kinë, 20 miliardë dollarë.

KUJDES ! TEKSTI YNË I KOPJUAR DO TË DENONCOHET DHE RAPORTOHET. PËRPOS NËSE...

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e albinfo.ch dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://www.albinfo.ch/demet-nga-fatkeqesite-natyrore-vitin-e-kaluar-175-miliarde-dollare/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin. Redaksia e albinfo.ch.