Sport

Demhasaj i gatshëm për aventurën në Superligën zvicerane

Pas shumë golave dhe paraqitjeve të mira, Shkëlqim Demhasaj do të vazhdojë karrierën në Luzern, që garon në Superligën zvicerane

 

Futbollisti shqiptar, Shkëlqim Demhasaj ka shkëlqyer në edicionin e kaluar në Ligën e Parë Zvicerane te skuadra e Schaffhausenit, shkruan albinfo.ch.

Pas shumë golave dhe paraqitjeve të mira, ai do të vazhdojë karrierën në Luzern, që garon në Superligën zvicerane.

Futbollisti shqiptar ka thënë se është i gatshëm për një aventurë të re. “Edhe zyrtarisht jam larguar nga klubi i zemrës për të nënshkruar kontratë me Luzernin në Superligën e Zvicrës. Dua t’i falënderojë të gjithë në Schaffhausen për mundësinë e dhënë dhe besimin që patën tek unë. Tani më pret një aventurë e re ku shpresoj të kem sukses. Tani është koha”, ka shkruar futbollisti shqiptar në rrjetet sociale.