Sport

Demiri nënshkruan me Cyrihun

Muhamed Demiri pas gjashtë muajve mund të bëjë një rikthim në elitën zvicerane të futbollit

Sipas informacioneve nga mediat e Shkupit, mesfushori mund të kalojë në ekipin e Cyrihut, dhjetë ditë para mbylljes së afatit kalimtar në Zvicër. Zurichu është i interesuar në radhët e tyre për të sjellë Demirin, i cili ka përvojë  të madhe duke luajtur në St Gallen dhe Thun.

Gjithashtu përmendet edhe ekipi  Luganos. Por Zurichu sipas të njëjtave informacione  tani është shumë afër nënshkrimit me Demirin.

Muhamed Demirin. I lindur në Shkup, Demiri si fëmijë me familjen transferohet në Zvicër dhe fillon karrierën te Concrodia Bazel. Katër vite luajti te Thuni, pastaj në Sant Gallen dhe Old Boys. Mesfushori tani është pjesë e pazëvendësueshme e ekipit kombëtar të Maqedonisë..