Maqedonia

Demolohen veturat e Shilegovit dhe bashkëshortes së tij

Persona të panjohur e kanë demoluar veturën e kryetarit të Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov dhe të bashkëshortes së tij, veturat kanë qenë të parkuara para ndërtesës në rrugën Helsinku. Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), mbrëmë në orën 23 e 10, Sh.J. (49) ka denoncuar se në periudhën prej orës 17 deri 22 në rrugën Helsinki, më saktë para ndërtesës janë demoluar dy vetura, e Petre Shilegovit “Audi K-5” dhe vetura e bashkëshortes së tij “Audi A5”.

Agresori siç thonë nga MPB i ka demoluar veturat me ndonjë mjet të fortë. Policia njofton se është duke e kërkuar fajtorin.