Jeta në Zvicër

Dendësia e popullsisë po rritet në tetë qytete zvicerane

Gjatë pesë vjetëve të fundit dendësia e popullsisë në tetë qytete të mëdha në Zvicër është rritur me më shumë se 5 për qind, sipas shifrave të fundit nga Zyra Federale e Statistikave. Pothuajse çdo e dhjeta banesë konsiderohet e mbipopulluar, sipas mendimit të ekspertëve, kështu që është e banuar nga më shumë se një person në dhomë.

Zyra Federale shqyrtoi kushtet e jetesës në Bazel, Bernë, Gjenevë, Lozanë, Luzern, Lugano, Shën Gallen dhe Cyrih.

Nga këto qytete, secili ka më shumë se 50.000 banorë, Gjeneva ka normat më të larta të mbipopullimit prej 18 për qind, si dhe Berna dhe Lozana, secila me 11 për qind, përcjell albinfo.ch.