Sport

Dënohen dy serbë, kishin përdorur mjete piroteknike në stadium

Ata kishin kontrabanduar mjete piroteknike në stadiumin ku do të luhej ndeshja në mes të Spanjës dhe Serbisë

Dy tifozë futbolli, shtetas serbë janë dënuar nga një gjykatë në St. Gallen për kontrabandim dhe shfrytëzim të mjeteve të ndaluara piroteknike. Atyre u janë shqiptuar dënime me kusht dhe me gjobë, ndërsa janë liruar pas mbajtjes një natë në burgun për hetime.

Ata dy kishin kontrabanduar mjete piroteknike në stadiumin ku do të luhej ndeshja e vlefshme për Kampionatin Botëror në mes të Spanjës dhe Serbisë, bën të ditur prokuroria e përgjithshme e St. Gallenit.

Spanja ka mundur me lehtësi Serbinë me rezultat 2:0, njoftojnë mediet zvicerane.

Prokuroria njofton se nuk është arritur të kapen edhe tifozët tjerë të futbollit të cilët kishin ndezur petarda gjatë ndeshjes dhe i kishin hedhur ato në fushën e lojës.

Për ndjekjen e tyre janë duke u shfrytëzuar xhirimet e kamerave të stadiumit.