Kosova

Dënohen ish-inspektorët e Prishtinës

Gjykata Themelore e Prishtinës sot i ka shpallur fajtorë ish-inspektorët e Komunës së Prishtinës. Atyre iu shqiptua dënimi me burg e gjobë.

Ndaj Ismet Halitit u shqiptua dënimi me burg prej tre vjet e gjashtë muaj për keqpërdorim detyre, si dhe 1 mijë euro gjobë për armëmbajtje pa leje, përcjell albinfo.ch.

Skënder Canolli u dënua me dy vjet e 6 muaj për keqpërdorim detyre dhe 1 mijë euro për armëmbajtje pa leje.

Kurse Blerina Syla, Vehbi Avdullahu, Mërgim Shala e Blerim Ibishi gjykata i dënoi me nga dy vjet burg, ndërsa Arbenita Ajeti e Drita Rukiqi me nga 1 vjet e gjashtë muaj.

Gjithashtu Ismet Halitit e Skënder Canollit iu konfiskua nga një veturë, ndërsa Mërgim Shalës një banesë.

Kurse, afaristi Qemajl Pozhegu, është dënuar me 20 mijë euro gjobë për falsifikim të dokumenteve.