Bota

Dënohet me 208 mijë euro për mashtrim në një vetë-shërbim

Një burrë në Gjermani është gjobitur me 208,000 euro, pasi në vend të mishit të shtrenjtë në një vetë-shërbim kishte vënë fruta më të lira.

Ai u urdhërua të paguante gjobën, e cila u llogarit në bazë të të ardhurave të tij, përcjell albinfo.ch.

Gjykata e rrethit të Munihut e dënoi biznesmenin 58-vjeçar dhe e bazoi dënimin në bazë të të ardhurave të tij mujore prej 24 mijë euro.

Burri, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, thuhet se ka një histori të mashtrimit të vetë-shërbimeve, pasi ka tentuar të mashtrojë sistemin tre herë më parë.

Ai gjithashtu është i dënuar për vjedhje dhe evazion fiskal. Ai tani është liruar nga burgu, ku qëndronte nga dhjetori i vitit të kaluar kur kishte ndodhur incidenti.

Ai nuk apeloi në vendim, derisa nuk është ende e qartë se cilat fruta u përpoq t’i zëvendësonte me mish.