Bota
Dënohet çifti serb për sulmin ndaj taksistit shqiptar
Milosi është dënuar me 6 vjet e gjysmë burg dhe partnerja e tij, Tamara me 5 vjet e gjysmë
Milos N. 28 vjeç dhe partnerja e tij Tamara K. (27) ishin nisur me taksi nga Gmunden-i në drejtim të Linz-it. Por, nën kërcënimin e tyre, shqiptari që ishte shoferi i taksisë ishte detyruar të ndërronte drejtimin dhe të vazhdonte vozitjen deri Vjenë.
Në momentin kur ai e ndalon makinën, Milosi ia drejton atij revolen në kokë. Dhe nuk mbetet me kaq; ia plaçkit paratë dhe telefonin celular si dhe e kërcënon se do ta vrasë vetëm për faktin se është shqiptar.
Trupi gjykues ka marrë parasysh peshën e veprës penale dhe i ka shpallur fajtorë Milosin e Tamarën për sulmim të taksistit gjatë punës. Atyre u ka shqiptuar dënime të rënda: Milosi është dënuar me 6 vjet e gjysmë burg dhe Tamara me 5 vjet e gjysmë.
Mbrojtja e çiftit serb ka paralajmëruar ankesë kundër vendimit. Gjykimi ende nuk është i plotfuqishëm.
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën