Shkurt.ch
Dënohet me kusht polici: ka marrë “shërbime gratis” nga prostituta
Në procesin gjyqësor që është përmbyllur sot, në Gjykatën e Qarkut në Cyrih, tashmë ish polici është dënuar me një dënim me para me kusht prej 100 njësish ditore nga 100 franga, me kohë provuese prej dy vitesh
Një pjesëtar i policisë së qytetit të Cyrihut është kapur në një veprim shumë të pazakonshëm: ai ka marrë përfitime nga një prostitutë në këmbim të mos denoncimit të saj. Në periudhën nga viti 2010 deri në vitin 2013 ai ka pasur një marrëdhënie me prostitutën duke këmbyer dhurata dhe seks gratis.
Në procesin gjyqësor që është përmbyllur sot, në Gjykatën e Qarkut në Cyrih, tashmë ish polici është dënuar me një dënim me para me kusht prej 100 njësish ditore nga 100 franga, me kohë provuese prej dy vitesh. Po ashtu ai është dënuar edhe me një gjobë prej 1000 frangash, por kësaj here jo me kusht!
Akuza ka kërkuar gjobë dhe dënim me para për ish policin ndërkohë që për avokatin e tij ai ishte plotësisht i pafajshëm. Ky i fundit madje ka kërkuar jo vetëm shpallje të pafajësisë por edhe kompensim prej 20 mijë frangash për të akuzuarin.
Vendimi nuk është ende i plotfuqishëm. Avokati ka paralajmëruar ankesë.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?