Shkurt.ch
Dënohet prifti: Ka bartur “postën” në mes të të burgosurve dhe ka bërë tentim dhunimi
Ai, në periudhën 2012-2017 ka përcjellë porositë në mes të të burgosurve në burgun Grosshof. Veç kësaj, i përmenduri kishte provuar të detyronte një grua të burgosur të kryente marrëdhënie seksuale me të
Një prift katolik që shërbente si pastor shpirtëror për të burgosurit në disa burgje të Kantonit të Lucernit është dënuar për veprime seksuale mbi të burgosurit dhe për bartjen e lajmeve në mes tyre. Pas dënimit nga gjykata, ai është pushuar nga puna si dhjak në kishën ku punonte dhe në burgjet e përmendura, shkruan sda.ch.
Personi i përmendur 64 vjeçar kishte punuar si i punësuar me kohë të pjesshme në disa kisha në kanton, transmeton albinfo.ch. Ndërsa në funksionin e tij si kujdestar shpirtëror (pastor) i të burgosurve, ai, në periudhën 2012-2017 ka përcjellë porositë në mes të të burgosurve në burgun Grosshof. Veç kësaj, i përmenduri kishte provuar të detyronte një grua të burgosur të kryente marrëdhënie seksuale me të.
Këshilli i Përgjithshëm Kishtar i zonës pastorale të tri bashkësive kishtare të regjionit buzë liqenit, ka bërë të ditur sot se dhjaku i përmendur, është shkarkuar nga detyra më 26 shtator.
Po ashtu, me vendimin e Ipeshkvisë së Bazelit, të cilës i takojnë famullitë kua ka punuar ai, prifti në fjalë tash e tutje nuk do të ketë të drejtë të ushtrojë shërbimet fetare si pagëzimi, kurorëzimi dhe ceremoni tjera që i takojnë një prifti.
Personi i përmendur është dënuar me kusht, me 150 njësi ditore nga 140 franga, në një kohë provuese prej dy vitesh, përcjell albinfo.ch. Po ashtu atij i është shqiptuar edhe një gjobë prej 4000 frangash dhe do t`i duhet të paguajë shpenzimet procedurale prej 6560 frangash.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur Të njëjtën ditë me dy paraqitje, njëra në Winterthur e tjetra në Luzern! ...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kostot e sistemit shëndetësor kanë arritur 91.5 miliardë franga Statistikat tregojnë se trajtimet kurative spitalore, trajtimet kurative ambulatore dhe trajtimet afatgjata dhe mbështetëse së bashku...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Tifozët e Cyrihut shkaktuan 100,000 CHF dëme
-
Bazeli lufton mushkonjat
-
Zvicër: Nis fushata për uljen e primeve të sigurimit shëndetësor