Bota

Dënohet sudanezi që kishte përdorur 7 identitete të rreme në Gjermani

Sudanezi, duke përdorur identitete të rreme, ka mashtruar shtetin gjerman për gati 22.000 euro.  Ai është dënuar të hënën me kusht me burg prej një vit e nëntë muajsh. Bëhet fjalë për procesin e parë gjyqësor pas shpërthimit të skandaleve të shuma të mëdha që kanë dëmtuar Gjermaninë.
Përveç kësaj, ky azilkërkues 25-vjeçar nga Sudani duhet të ofrojë 200 orë pune sipas vendimti nga Gjykata e qarkut në Hanover, pasi zbuloi se ai përdorte shtatë identitete të rreme për të marrë asistencë sociale në komuna të ndryshme gjermane.

Ai arriti të marrë 21.700 euro thjesht duke u regjistruar me emra të ndryshëm. Në Gjykatë me anë të avokatit ai thotë se paratë i janë dashur për të ndihmuar prindërit e sëmurë në Sudan.

Dënimi prej më shumë se një vit normalisht do të ishte një arsye për dëbim nga Gjermania për të riun që ende nuk i është dhënë azili. Por, për shkak se ai vjen nga Darfuri, i cili është shkatërruar nga lufta, ndoshta dëbimi do të vonohet, edhe në qoftë se kërkesa e tij për azil refuzohet.

Ky është gjyqi i parë pas rreth 300 rasteve në vendin federal gjerman të Saksonisë së Ulët, ku azilkërkuesit, kryesisht sudanezë, kanë qenë të akuzuar për mashtrimin e shtetit, duke përdorur identitete të rreme, përcjell albnfo.ch.

Në fillim të shkurtit në Zyrën e Prokurorisë së Shtetit në Braunschweig ka nisur një hetim ndaj zyrtarëve për pranimin e refugjatëve në krahinën e Saksonisë së Poshtme (LAB), për shkak se ajo u përpoq për të mbuluar mbi 300 raste të mashtrimit nga aplikantët për azil në Gjermani.

Shumica e rasteve kanë të bëjnë me mashtrimin e refugjatëve nga Sudani që arritën në Gjermani me valë refugjatësh në verën e vitit 2015, tha kryetari i komitetit në qytetin e Braunschweig, Joern Memenga. Dëmi është vlerësuar në disa milionë euro. Sipas tij, ka pasur indikacione se refugjatët ishin regjistruar disa herë në vende të ndryshme për të përsëritur marrjen e ndihmës sociale. Shumica e tyre kanë aplikuar në dy ose me tre emra të ndryshëm, e ndonjëherë thjesht kanë lëshuar mjekrën, kanë vendosur syze dhe i kanë shkurtuar flokët.

Çdo person ka mashtruar autoritetet me një mesatare prej disa mijëra eurosh, e në një rast i njëjti person ka përdorur dymbëdhjetë identitete të ndryshme dhe ka fituar kështu 45.000 euro.
Braunschweig është një qytet me 250.000 banorë në shtetin federal të Saksonisë së Poshtme. Skandali u zbulua pasi nëpunësi i zyrës së pranimit dhe regjistrimit të refugjatëve (Lab) nga fillimi i vitit 2016 zbuloi më shumë se 300 raste, në të cilat aplikantët për azil, duke përdorur identitete të rreme, kanë përfituar në mënyrë të paligjshme asistencë financiare.
Gjermanisë i kanë kushtuar refugjatët në vitin 2016 rreth 22 miliardë euro, tha javën e kaluar Ministria e Financave.