Bota
Denoncueset e abuzimeve seksuale shpallen personazhet e vitit nga “Time”
“Denoncueset nisën një revolucion të refuzimit, duke fituar fuqi çdo ditë e më shumë, e gjatë dy muajve të fundit, zemërimi i tyre kolektiv prodhoi rezultate tronditëse"
Revista prestigjioze “Time”, ka shpallur si “personazhet të vitit” gratë të cilat denoncuan abuzimet seksuale e që u bë një nga temat më të diskutueshme në SHBA.
Lëvizja e quajtur “#metoo” lindi fillimisht kundër producentit të “Hollywood”-it, Harvey Weinstein, për t’u zgjeruar më pas në një fushatë që përfshiu emra të tjerë të njohur, si aktori Kevin Spacey, komediani Luis C. K., e shumë të tjerë.
“Denoncueset nisën një revolucion të refuzimit, duke fituar fuqi çdo ditë e më shumë, e gjatë dy muajve të fundit, zemërimi i tyre kolektiv prodhoi rezultate tronditëse. Gati çdo ditë, drejtues ekzekutivë, manjatë apo yje të spektaklit janë shkarkuar nga puna të turpëruar. Në disa raste janë ngritur akuza kriminale”, pohon revista prestigjioze, që e cilëson këtë si lëvizjen sociale të përhapur më shpejt në dekada.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur Të njëjtën ditë me dy paraqitje, njëra në Winterthur e tjetra në Luzern! ...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Vjedhjet e biçikletave – zgjidhen rrallë Vjedhjet e biçikletave në Gjenevë janë në rritje dhe shumë rrallë zgjidhen. Me më shumë biçikleta...
-
Zvicër: Projekti kombëtar i testimit të tokës zhvillohet të shtunën dhe të dielën
-
Zvicra nuk do të ketë një ‘Indeks të Lumturisë Kombëtare Bruto’
-
Netflix në Zvicër, me kosto të lartë
-
Zvicër: Veçanërisht të moshuarit kanë votuar për pensionin e 13-të