Integrimi
Deputet në Bernë, kur të lirohemi nga izolimi*
Përderisa kandidatët zviceranë me prejardhje shqiptare kandidojnë me motivin për t’i mbrojtur interesat shqiptare, nuk do të fitojnë kurrë.
Edhe nëse fitojnë nga një numër i madh i votuesve shqiptarë, nuk do të arrijnë asgjë përderisa e kanë motivin e lartpërmendur.
Arsyen nuk po e shkruaj, se jam lodhur duke e përsëritur disa herë….!
Por ta keni me dije se jeni duke iu bërë dëm atyre që vërtet kanë një shans për parlament. Ata duhet të fitojnë votues duke iu treguar të gjithëve se çfarë duan të lëvizin në këtë shtet, e jo duke mbajtur mbrëmje muzikore shqiptare e duke mbajtur monologë që asociohen me kohën e komunizmit.
T’i urojmë e t’i forcojmë ata që aq shumë bëjnë për prejardhjen e tyre në mënyrë të qetë, në prapavijë, me një strategji që mund të arrihet vetëm me një dashuri të thellë për atë që je dhe po ashtu me një dashuri të sinqertë për të gjithë njerëzit. Sepse, siç thotë Erich Fromm: “Nëse me të vërtetë e do një njeri, atëherë i do të gjithë njerëzit” (natyrisht, përjashtohen ata që nuk mund të quhen njerëz!)
E tash, më thuani, të dashur shqiptarë e gazetarë: Ku mbeten ato fitoret e sigurta që i publikonit me flamurin kuq e zi për kandidaturat e “shqiptarëve” për Parlamentin e Zvicrës?
Nejse, e keni menduar mirë, por jo afatgjatë.
Prapëseprapë nuk doja të kisha të drejtë, por ja që rezultoi siç e kam menduar!
* Pikëpamjet e shprehura në këtë kronikë shprehim mendimet e autorit dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht mendimet e redaksisë.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur Të njëjtën ditë me dy paraqitje, njëra në Winterthur e tjetra në Luzern! ...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Vjedhjet e biçikletave – zgjidhen rrallë Vjedhjet e biçikletave në Gjenevë janë në rritje dhe shumë rrallë zgjidhen. Me më shumë biçikleta...
-
Zvicër: Projekti kombëtar i testimit të tokës zhvillohet të shtunën dhe të dielën
-
Zvicra nuk do të ketë një ‘Indeks të Lumturisë Kombëtare Bruto’
-
Netflix në Zvicër, me kosto të lartë
-
Zvicër: Veçanërisht të moshuarit kanë votuar për pensionin e 13-të